Zëvëndeskryeministrja Belinda Balluku, ka vëzhguar nga afër punimet në aksin rrugor Korçë-Ersekë.
Balluku u shpreh se punimet po ecin me ritme të shpejta, duke shtuar se ky aks rrugor do të jetë një shtysë për zhvillimin e turizmit në zonë. Balluku tha se rruga nga 45 kilometra shkurtohet me 10 kilometra, duke shkuar ne 35 kilometra total, teksa kantieri tashmë ndodhet në një fazë shumë të avancuar.
Belinda Balluku theksoi se loti i parë ka përfunduar në 99%, e ndërsa i dyti tashmë ndodhet ne 77% të fazës së punimeve, ku tashmë pritet vetëm konglomerati dhe shtresat asfaltike.
“Punimet po ecin me ritme të shpejta. Ky aks rrugor do të jetë një shtysë për zhvillimin e turizmit në zone. Rruga nga 45 kilometra shkurtohet me 10 kilometra, duke shkuar ne 35 kilometra total, e tashmë kantieri tashmë ndodhet në një fazë shumë të avancuar. Loti i parë ka përfunduar në 99%, e ndërsa i dyti tashmë ndodhet ne 77% të fazës së punimeve, ku tashmë pritet vetëm konglomerati dhe shtresat asfaltike”, tha Balluku.