Emigrantët e vdekur në Bullgari, DETAJE: I binin me grushte kamionit, por shoferi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurorët bullgarë kanë akuzuar gjashtë persona për trafikim njerëzor pasi 18 afganë u gjetën të vdekur brenda një kamioni, të braktisur në një rrugë pranë kryeqytetit Sofje. Pesë nga të akuzuarit ndodhen në paraburgim, ndërsa një prej trafikantëve të dyshuar, i cili kishte arritur të largohej nga vendi, po kërkohet me urdhër arresti europian.

Prokurorët thanë se kamioni u braktis pranë fshatit Lokorsko pasi shoferi dhe shoqëruesi i tij zbuluan se shumë nga 52 emigrantët në kamion ishin në gjendje të rëndë dhe se disa kishin vdekur tashmë. CNN shkruan se pavarësisht goditjeve të forta dhe të zgjatura nga emigrantët, shoferi refuzoi të ndalonte kamionin dhe t’i linte ata të dilnin.

Kreu i Shërbimit Hetimor Kombëtar dhe zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov tha se të 18 vdiqën nga mungesa e oksigjenit, pasi ishin ngjeshur në kamion, sikur të ishin sardele pbrenda një kanaçeje.

“Ata vdiqën ngadalë dhe me dhimbje. Ky rast tregon një pakujdesi ekstreme dhe tregon se emigrantët shihen vetëm si mallra që duhet të dërgohen nga një vend në tjetrin, pavarësisht nëse janë të gjallë apo të vdekur,”- shtoi ai.

Vdekjet kanë tronditur Bullgarinë dhe ky është një nga ngjarjet më të rënda. Mijëra njerëz që ikin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi e bëjnë këtë udhëtim dhe Bullgaria është përpjekur të përballojë një fluks në rritje të emigrantëve nga Turqia fqinje vitin e kaluar.

Që kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit në gusht 2021, ky vend është zhytur në një krizë ekonomike dhe humanitare. Sipas një raporti të fundit nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA), rreth 28.3 milionë, afërsisht dy të tretat e popullsisë së Afganistanit, kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare për të mbijetuar. Muajin e kaluar, një zyrtar taleban tha se të paktën 157 njerëz kishin vdekur nga të fohtit.

Të fundit

Arabia Saudite nënshkruan blerjen e 105 avionëve Airbus nga Franca

Kompania Saudia Group do të blejë 105 avionë pasagjerësh Airbus, teksa ngrinte lart marrëveshjen si më të madhen e...

Mbyllet dega e një banke serbe në veri të Kosovës, shpërndau pagesat e Beogradit

Autoritetet në Kosovë njoftuan të hënën (20 maj) se kanë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, institucion...

Për të patur flokë të bukur e të shëndetshëm, këto janë 9 ushqimet që duhet të konsumoni

1.Vezët Vezët janë të parat në listë për flokë të shëndetshëm sepse ato përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, por edhe shumë lëndë të tjera ushqyese...

“Politikanët që kanë bashkëpunuar me grupet kriminale janë të tmerruar nga SPAK!”

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdaraj i ftuar në një emision televiziv, foli për goditjen e shtatë grupeve kriminale nga SPAK. Ai tha se politikanët që kanë bashkëpunuar...

SPAK godet krimin/ Karamuço: Grupet mund të kundërpërgjigjen dhe të cenojnë sigurinë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Real Story, tha se pas aksionit të SPAK është rritur shqetësimi se grupet kriminale mund të...

Lajme të tjera

Web TV