Tronditet futbolli brazilian. Gjendet i vdekur në shtëpi Jian Kayo Gomes Soares.
Portieri 21-vjeçar u gjet i pajetë brenda shtëpisë së tij.
Jian Kayo ishte pjesë e Ituanos në Brazil.
Ai kishte realizuar ëndrrën e tij duke qenë pjesë e një skuadre profesioniste.
Prej pak ditësh ai nuk kishte marrë pjesë në stërvitje, ndërsa të afërmit ishin shprehur të shqetësuar. Pasi shkuan në shtëpi, e gjetën të vdekur të shtunën në mbrëmjen.
Një lajm tragjik ky për futbollin brazilian që një humb një portier, që vlerësohej si talent në katërkëndësh.
Kayo kishte nisur të luante futboll në vitin 2015, kur ishte 13 vjeç.
Në vitin 2021, ai u transferua te Ituano. Me U-20 fitoi titullin kampion dhe paraqitjet e mira bënë që të provohej edhe në ekipin e parë.
Ai ishte portier i tretë i kësaj skuadre, ndërsa lajmi i vdekjes u publikua në kanalin zyrtar të Ituano.