DPSHTRR del me njoftimin e rëndësishëm/ Këto kategori përjashtohen nga taksa e makinave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar kriteret dhe kategoritë që do të mund të përfitojnë nga përjashtimi nga Taksa Vjetore e Mjeteve shërbim publik social.

Kategoritë përfituese janë:

invalidët e punës;

personat e verbër;

të sëmurë paraplegjikë dhe tetraplegjikë;

personat me aftësi të kufizuara.

Veprimet njihen vetëm kur bëhen në emër të qytetarit me status “invalid” dhe duhet që mjeti të jetë deri në 4+1 vende dhe me cilindratë jo më shumë se 2500 kubikë;

Dosja e mjetit, e qytetarit me status “invalid” dhe dosja e invaliditetit e tij duhet të jenë në Rajonalen ku ka vendbanimin qytetari me këtë status sipas Gjendjes Civile.

Dokumentet që kërkohen për të përfituar nga përjashtimi i taksave:

Të jetë i pajisur me librezën e invaliditetit;

Vërtetim të KMCAP-it nga e-albania ose vërtetimin origjinal/i noterizuar lëshuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për periudhën përkatëse të invaliditetit;

Vendimin e Komisionit të Përcaktimit të Verbërisë;

Vërtetimin që nuk zhvillon aktivitet privat;

Dokument identifikimi i personit me status “invalid” që ka në pronësi mjetin”.

 

Të fundit

“Agresioni erdhi nga serbët”/ Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për BBC ku foli për tensionet në Veri. Ai doli krah BE-së dhe SHBA-së...

“Vetëm qahej e ankohej …”/ Aktrimi i Vuçiç në prani të Macron dhe Scholz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zbuluar detaje nga takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, i cili u zhvillua në praninë e kancelarti gjerman...

Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se lirimi i Saimir Tahirit nga burgu është një bast i humbur i amerikanëve. Sipas...

Beatriks Ramosaj kërkon ndihmën e fansave/ Kush e gjen shpërblehet 2 mijë euro

Beatrix Ramosaj e ka nisur ditën e sotme me një kërkesë për ndjekësit e saj të shumtë. Ajo ka publikuar foton e një qenushi duke...

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion/ Zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, së bashku me një punonjëse të kësaj ministrie janë arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK...

Lajme të tjera

Web TV