E pazakontë/ Trenin nuk e nxë tuneli, dorëhiqen dy zyrtarët e lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy zyrtarë të lartë të transportit në Spanjë kanë dhënë dorëheqjen pas dështimit të disa trenave të porositur prej tyre, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 260 milionë eurosh.

Sipas mediave spanjolle, trenat në fjalë nuk mund të kalonin përmes tuneleve standarde në dy krahina në veri të vendit, Asturia dhe Cantabria.

Shefi i operatorit hekurudhor spanjoll, Renfe, Isaias Taboas, dhe sekretarja e shtetit për transportin, Isabel Pardo de Vera, kanë lënë detyrat e tyre për shkak të këtij gabimi. Qeveria spanjolle tha se problemi ishte pikasur në kohë për të shmangur humbje të tjera parash. Sidoqoftë, krahina e Cantabrias ka kërkuar dëmshpërblim.

Renfe porositi trenat në vitin 2020, por një vit më pas, kompania prodhuese, CAF, kuptoi se përmasat që i ishin dhënë ishin të pasakta dhe ndërpreu punimet.

Rrjeti hekurudhor në veri të Spanjës është ndërtuar në shekullin XIX dhe tunelet në terrenin malor nuk kanë përmasat standarde të kohës së sotme. Si pasojë e këtij gabimi, trenat do të dorëzohen në vitin 2026, dy vite më vonë se afati paraprak i vendosur.

 

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV