Tërmeti vdekjeprurës në Turqi/ Erdogan: Të gjithë përgjegjësit para drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, është zotuar të nxjerrë para drejtësisë, të gjithë përgjegjësit për vdekjet si pasojë e tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë. Qeveria turke është përballur me kritika të forta për politikat e saj të planifikimit urban, pasi mijëra ndërtesa banimi u shembën, duke bllokuar mijëra persona nën rrënoja.

Është detyra jonë t’i bëjmë përgjegjës ata që kanë keqndërtuar dhe t’i nxjerrim ata para drejtësisë,” tha Erdogan.

Presidenti turk njoftoi po ashtu  se do të ndërmerren hapa për të bërë një sërë ndryshimesh në mënyrën e të ndërtuarit, teksa theksoi se 200,000 ndërtesa banimi do të ndërtohen në tokë të fortë dhe bazuar në praktikat e mira në njëmbëdhjetë provincat e goditura nga tërmeti shkatërrues.

Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet i fuqishëm prej 7.8 ballë mëngjesin e 6 shkurtit, ku sipas të dhënave të fundit, numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi ka shkuar mbi 42 000.

Të fundit

Dhjetëra monumente në Shqipëri në rrezik

18 Prilli shënon Ditën Botërore të Monumenteve, shumë prej të cilave janë në gjendje kritike në Shqipëri si pasojë...

“Jam poliagjent i vjetër”/ Meta: E dija i pari që Berisha do shpallej non-grata

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, tha në emisionin “Çim Peka Live”  se në konventën e 27 prillit do të bëhen zgjedhje dhe gjithçka tjetër. “Kemi...

Nuk është Altin Dumani: Ja kush është telashi më i madh i Ilir Metës?!

Nga Ylli Pata Edhe pse është e dukshme e nuk ka nevojë për të parë thellë paranoje e Ilir Metës ndaj prokurorisë Speciale, duket se...

“Kam qenë në gjendje të rëndë…”, Françeska tregon periudhën e vështirë të jetës

Ditën e sotme Françeska i ka treguar Rozës një moment të vështirë të jetës së saj. Pas lindjes së djalit ajo nuk ka qenë...

“Në SPAK, 9 kallëzime ndaj Metës”/ Gazetari: Në banesën e nënës së Kryemadhit janë…

Gazetari Ermal Vija thotë se në SPAK ka 9 kallëzime penale ndaj Ilir Metës, 5 prej të cilëve është bërë regjistrimi penal. “Mund të them...

Lajme të tjera

Web TV