Një mësuese spanjolle në një shkollë në Francë është qëlluar sot tragjikisht për vdekje me thikë nga një nxënës që pretendonte se ishte “i zotëruar nga djalli” para klasës së mbushur me nxënës.
Mësuesja 53 vjeçare po jepte mësimin e saj në shkollën private Saint-Thomas d’Aquin në qytezën Saint-Jean-de-Luz pranë Bordeaux kur nxënësi 16-vjeçar e sulmoi atë mëngjesin e sotëm rreth orës 10.00.
Shërbimet e emergjencës u munduan t’i jepnin ndihmën e shpejt por ajo vdiq nga plagët, tha prokurori i Bayonne, Jerome Bourrier për rrjetin AFP.
Gjatë mësimit të gjuhës spanjolle, nxënësi nisi sulmi e tij vrasës duke e goditur në gjoks.
Burimet thanë për rrjetet franceze BFMTV e le Parisien se nxënësi kishte thënë më pas në polici se “zotërohej nga djalli”.
Ai mbetet në arrest teksa zyrtarët thonë se nuk ka sinjale për akte terrorizmi.
Një prej nxënësve dëshmitarë tha se vrasësi ishte zakonisht i qetë por merrte mjekime për stres e depresion.
Dëshmitari tha më tej për rrjetin Sud Ouest: “Ne e pamë që po nxirrte diçka nga çanta, ishte një objekt i mbështjellë me letër. Më pas ai u drejtua nga dera, ne mendonim se do të shkonte në tualet por ai bllokoi hyrjen”.
“Kur mësuesja shkoi në dërrasën e zezë pranë derës, ai u kthye dhe e goditi me objektin e mprehtë lart në gjoks, dëgjuam ulërimën e më pas asgjë”.
“Nxënësit u tmerruan dhe të gjithë përpiqeshin të dilnin nga klasa, sulmuesi mbeti aty me armën në dorë”.
Mësuesja e ndjerë punonte prej vitesh në shkollë dhe ishte e respektuar, tha një tjetër burim për rrjetin britanik MailOnline.
Shkolla private ka rreth 1000 nxënës, të cilët u vendosën në izolim deri sa sulmuesi u mor nga policia rreth orës 11:30.
“Mendimet tona janë me familjarët e mësueses, kolegët dhe nxënësit, po shkoj atje menjëherë”, tha ministri e arsimit Pap Ndiaye.
Policia tha se po heton i motivet dhe do të japë një deklaratë së shpejti per ngjarjen shokuese.