MSH nxjerr shifrat: Asnjë humbje jete dhe 25 qytetarë të infektuar me Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend.

MSH njofton se nga 459 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë ka 25 qytetarë.

Ndërkohë asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e virusit.

Njoftimi: 

22 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

 

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 459 testime, nga të cilët 25 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:

16 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lezhë, Fier, Dimal, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Vlorë.

Janë 158 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,690 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 22 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 12

Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 459

Testime totale 2,038,241
Raste pozitive 333,446
Raste të shëruara 329,690
Raste Aktive 158
Humbje jete 3,598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 130
Fier 10
Shkodër. 7
Berat. 5
Vlorë 3
Lezhë. 2
Korçë. 1

Të fundit

Doni lëkurë të pastër? Ja si ta përdorni të bardhën e vezës për të trajtuar fytyrën

Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën. Nga dielli...

Haiti, vriten tre persona, mes tyre vajza e një kongresmeni amerikan

Tre misionarë të organizatës amerikane “Misionet në Haiti”, qendra e të cilëve ishin vendosur në Oklahama janë vrarë pasi u zunë pritë nga një...

“Peshkaqenët e borxheve”/ Deralla: Në vitin 2020 Banka e Shqipërisë mori një plan masash

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 personat e përfshirë në skandalin e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet te ashtuquajturave...

OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim, tha...

Skema e mashtrimit me mikro-kreditë/ “Rasti, më i keq se firmat piramidale”

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka goditur skemën e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet të ashtuquajtur mikrokredi me interesa të larta, për shlyerjen...

Lajme të tjera

Web TV