Paga minimale 40 mijë lekë/ Ekspertja e ekonomisë: Bizneset nuk e pritën mirë vendimin..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertja e ekonomisë Eriola Hoxha u shpreh se vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë, i gjeti bizneset të papërgatitur dhe nuk e pritën mirë vendimin.

Hoxha u shpreh se janë 200 mijë të punësuar që me vendim qeverie do të rrisin nivelin e pagës.

Sipas saj, vendi ynë ka rritjen më të ulët në rajon sa i përket pagave, ndërsa bëri thirrje që nismat që merren për përkrahjen e bizneseve duhet të çohen deri në fund.

“Nga 32 mijë lekë pagat kanë shkuar deri në vlerën 40 mijë lekë që është diskutuar që do të hyjë në fuqi që nga marsi i këtij viti, janë 200 mijë të punësuar që me vendim qeverie do të rrisin nivelin e pagës. Në kuadër të luftës, pati faktorë ekonomikë dhe në vendin tonë dhe rritja e pagave apo subvencionet ndikon te bizneset dhe nuk e kanë pritur mirë këtë vendim të qeverisë shqiptare.

Sigurisht që bizneset janë gjendur të papërgatitur për një rritje në kohë të shkurtër por në kohën e krizës financiare çdo kosto sado e vogël për bizneset rëndon në bilancin e tyre. Ndërkohë rriten të ardhurat e punonjësve dhe si rrjedhojë do të kemi një konsum më të lartë në familjet shqiptare. Unë do të sugjeroj që nismat e ndërmarra nga Ministria e Financave për të përkrahur biznesin e vogël apo të mesëm sigurisht edhe të madhin, nismat të çohen deri ne fund dhe të miratohen për të përkrahur këto biznese. Ndikimet në ekonomi janë të drejtpërdrejta.

Pagat duhet të rriten sepse kemi rritjen më të ulët në rajon, Shqipëria sipas INSTAT renditet para Kosovës dhe e parafundit për rritjen e pagave, vendet e tjera kanë një rritje deri në 800 euro pagë mesatare, pa hyrjen në fuqi të ligjit që flasin, paga mesatare në Shqipëri është në 500 euro.

Është një fenomen global ulja e pagave por duhet të shikohen në mënyrë të drejtë që të prekin dhe të favorizojnë pagëmarrësit, pjesa e tatimet te ne duket që ka një vëmendje të madhe nga qeveria apo nga organizatat”, tha ajo.

Të fundit

“Nuk më njihte as mua për 6 orë”/ Albano flet ‘pa dorashka’, zbulon situatën e pazakontë

Aktori Albano Bogdo ka rrëfyer si asnjëherë më parë një moment të vështirë të jetës së tij gjatë bashkëbisedimit...

6 përfitime të pabesueshme të magnezit që jo të gjithë i dinë

Me siguri që ju dini disa nga përfitimet e magnezit, një prej aleatëve kryesorë të mirëqenies tonë, por ka dhe shumë të tjera që...

SHBA, 97 milionë dollarë për Shqipërinë/ Shtyhet afati i marrëveshjes për…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të financojnë Shqipërinë me një fond prej 97 milionë dollarësh deri në vitin 2030. Marrëveshja ka në fokus...

Çështja Beleri, zbardhen pjesë nga vendimi i gjykatës

Në dosjen e GJKKO, thuhet se Fredi Beleri ka hapur një grup WhatsApp, ku kërkon që ta ndihmojnë për të fituar zgjedhjet. Në dosje personat...

Eksperimenti interesant në qytetet shqiptare, çfarë zbuloi Banka Botërore

Banka Botërore ka kryer nje eksperiment shume interesant ne qytetet shqiptare. Vullnetarët e saj vendosën sensorë të temperaturës dhe lagështisë në automjete dhe udhëtuan nëpër...

Lajme të tjera

Web TV