Çmimet/ Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e PD-së, rrëzon Bordin e Transparencës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë “Bordin e Transparencës” që u ngrit për të përcaktuar çmimet e ushqimeve, kryesisht mallrat e shportës. Kushtetuesja pranoi padinë e opozitës dhe që nga dita e djeshme ky bord duhet të shkrihet.

Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e bërë nga një grup i deputetëve të Partisë Demokratike dhe ka rrëzuar Bordin e Transparencës për çmimet e ushqimeve të shportës. Në njoftimin zyrtar, Kushtetuesja arsyeton se vendimi është marrë për shkak se aktet normative nuk plotësojnë kriteret kushtetuese të parashikuara në nenin 101 të Kushtetutës. “Lidhur me këtë çështje, Gjykata vlerësoi se aktet normative me fuqinë e ligjit nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg” dhe nr. 9, datë 11.05.2022 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”” nuk plotësojnë kriteret kushtetuese të parashikuara në nenin 101 të Kushtetutës”. Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, vendosi pranimin e kërkesës dhe shfuqizimin e ligjit nr. 41/2022, datë 21.04.2022 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. I njëjti argument jepet nga Kushtetuesja edhe për ligjin nr. 51/2022, datë 09.06.2022 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 9, datë 11.05.2022 “Për një shtesë në aktin normativ nr. 7, datë 18.03.2022 të Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg””, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Bordi I Çmimeve u ngrit pak muaj pas nisjes së konfliktit ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës, ku në të gjithë Europën pati rritje të çmimeve të disa produkteve ku më kryesorja ishte drithi dhe vaji. Qeveria mori nismën për ngritjen e një bordi që do të kontrollonte abuzimin me çmimin nga kompani të ndryshme apo dyqane si pjesa fundore e shitjes së produkteve. Kjo u kundërshtua nga Partia Demokratike e cila në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese theksonte se ngritja e këtij bordi jo vetëm ishte antikushtetues, por ndikoi negativisht në tregun e lirë dhe ushqimet, kryesisht të shportës mbetën në nivele të larta.

Lexo edhe :  Financimi në bujqësi/Rama:Synojmë që deri në 2030,eksportettë arrijnë në një miliard euro

Deputetët e PD-së: Betejë e fituar me qeverinë

Deputetët e PD-së Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Bordit të Ushqimeve. Gazment Bardhi shkruan një tjetër betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj dhe se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese mbron interesin publik. “Një tjetër betejë e fituar me qeverinë dhe oligarkët e saj. Goditja e Bordit të Oligarkëve në Gjykatën Kushtetuese ishte hapi i duhur i opozitës. Abuzimi me çmimet i oligarkëve me bekimin e qeverisë së Edi Ramës rëndonte qytetarët shqiptarë. Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese mbron interesin publik. Krenar për çdo koleg që mbështeti këtë iniciativë”, deklaron Bardhi. Ndërsa deputetja e PD-së Jorida Tabaku shkruan se shqiptarët fituan. “Gjykata Kushtetuese shpëton shqiptarët nga bordet socialiste dhe i jep të drejtë grupit parlamentar të PD! Bordi çmimeve të ushqimeve është antikushtetues! Një tjetër betejë e fituar nga Grupi Parlamentar i PD që dërgoi ne GJK Bordin e Çmimit të Ushqimeve! Bordi komunist, që në periudhë krize ka vendosur çmime abuzive në kurriz të xhepave të shqiptarëve duke rritur me të paktën 30% çmimet e shportës dhe duke bërë biznes me krizën e shqiptarëve, tanimë është nul! Shpresoj shumë që ky të jetë një fillim i mirë dhe për vendimin mbi bordin e karburanteve. Politika në ndihmë të qytetarëve është pikërisht kjo! Pasi kjo e sotmja është një fitore mbi të gjitha e shqiptarëve që përtej bindjeve politike do të çlirohen nga një bord komunist dhe antikushtetues”-shkruan Tabaku.

Të fundit

Tjetër tërmet i fortë në Santorini, lëkundjet ndjehen edhe në Atikë

Santorini vijon të mbetet “nën pushtetin” e tërmeteve. Vendi prej javësh është goditur nga tërmete të njëpasnjëshme. Mëngjesin e sotëm...

Marrëveshja për Kongresin Botëror të Ligjit/ Rama në Spanjë, pritet nga Mbreti Felipe VI

Ashtu siç edhe njoftoi ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Madrit, ku do të nënshkruajë marrëveshjen në lidhje me...

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar një dollar do blihet me 94.7 lekë dhe do shitet me 96 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do...

Sa vjet zgjati Senati Romak? Më shumë se vetë qyteti

Senati Romak u krijua më 21 prill 753 para Krishtit dhe zgjati 1382 vjet, më shumë se e gjithë historia e Romës së lashtë....

Shefat mund të jenë horrat e Super Bowl por ne do të humbnim padiskutim

Kansas City ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për djemtë e këqij: fitore, thirrje të dyshimta dhe lojtarë të papëlqyeshëm. Por ato janë gjithashtu...

Lajme të tjera

Web TV