“Lufta” me humbjen e peshës, si ndikon buka në organizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Buka është ushqimi i preferuar për shumë njerëz dhe është e vështirë të imagjinohen vaktet pa të, edhe pse dihet që ndikon në shtim peshe.

Ndaj shpesh dëgjohet se kur njerëzit vendosin të humbin peshë, gjëja e parë që bëjnë është të eliminojnë bukën nga dieta e tyre

Humbja e peshës e shkaktuar nga mbajtja e ujit në trup

Më saktë, buka është plot me karbohidrate, dhe heqja e saj papritur do të ndikojë në trup dhe do të çojë në humbje peshe.

Nuk bëhet fjalë për humbje të shpejtë në peshë, por për zhdukjen e ujit që grumbullohet në organizëm.

Trupi ruan karbohidratet në formën e glikogjenit, acidit laktik që mbledh ujin.

Çdo gram karbohidrate e mbajtur në trup ruan dhe lidh tre deri në katër herë peshën e tij në ujë.

Më pak nevojë për ushqim

Dihet se karbohidratet shkaktojnë një rritje të papritur të sheqerit në gjak, i cili më pas bie papritur, duke shkaktuar urinë dhe nevojën për ushqim. Kjo është një tjetër arsye pse buka ndikon në kilogramët pasi është plot me karbohidrate.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet ta eliminoni plotësisht bukën nga dieta juaj, por vetëm se duhet të zëvendësoni kaloritë boshe dhe bukën e bardhë me bukë të bërë nga drithërat që rregullojnë dhe balancojnë sheqerin në gjak.

Rritja e energjisë dhe tretje më e mirë

Ndryshe nga buka e zezë apo integrale, buka e bardhë nuk përmban fibra, të cilat janë thelbësore për funksionimin normal të zorrëve dhe tretjen. Një ushqim i tillë shkakton kapsllëk dhe probleme me tretjen.

Pasi të eliminoni bukën e bardhë nga menyja dhe të përfshini drithërat në dietën tuaj të përditshme, tretja fillon të funksionojë normalisht dhe lehtë. Po kështu, karbohidratet janë ushqim dhe lëndë djegëse për trurin.

Lexo edhe :  Renditja/ Tirana ndër më të shtrenjtat në botë për të blerë një apartament

Nëse dieta është cilësore, truri funksionon normalisht, pa asnjë shqetësim, por nëse ushqimi për trurin nuk është i shëndetshëm, trupi reagon negativisht, duke shkaktuar një ndjenjë plogështie dhe lodhjeje.

Ndaj dhe nutricionistja Kacie Barnes thekson se është e rëndësishme që të merren karbohidratet në trup në sasi të moderuara.

“Duke përfshirë këto ushqime në dietën tuaj, do të merrni mjaftueshëm fibra, hekur, folate dhe magnez, do të jeni të ngopur dhe do të keni mjaftueshëm energji. Mos harroni se asnjë ushqim nuk është i keq në vetvete, është e rëndësishme vetëm të keni një ekuilibër dhe të përcaktoni cilat pjesë janë më të mirat për ju”, thekson ajo.

Të fundit

VIDEO/ Spektakël dhe magji në 35 minuta, Lautaro Martinez “fundos” Salernitanan

Lautaro Martinez bën “poker” në transfertën e Salernitanës dhe i jep tri pikët dhe kreun e Serie A skuadrës...

Çantat vjeshtë-dimër 2023, koha për të qenë të guximshme

Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë...

Me foton nga fëmijëria, ja si e uroi Getinjo vëllain e tij Mozzik për ditëlindje

Reperi i njohur, Mozzik, festoi një ditë më parë ditëlindjen. Ai bëri 28 vjeç dhe këtë e tregoi vetë reperi përmes një postimi në...

“Njerëzit po vdesin kot”, Elon Musk krahason luftën në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore

Elon Musk e ka krahasuar luftën e Rusisë në Ukrainë me Luftën e Parë Botërore, teksa thotë se “kaq shumë njerëz vdesin kot”. Miliarderi i kompanive Tesla and X,...

40 mijë banesa bosh në Tiranë, taksa nuk i “vret” pronarët

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në...

Lajme të tjera

Web TV