Kategoria Superiore/ Kukësi “befason” Partizanin, Egnatia përmbys Bylisin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partizani bie sërish, këtë herë në “kështjellën” e Kukësit ku skuadra e Rrahman Hallaçit konfirmohet një skuadër e cila arrin të mbrojë avantazhin e fushës së saj.

Në praninë e një numri të konsiderueshëm tifozësh “Kukësi Arena” mbështeti ekipin verilindor në një ndeshje shumë të vështirë të fituar me djersë dhe që vlen shumë për verilindorët ndërsa rikthen hijet e vjetra të problemeve të Partizani që pas fitores 3-0 me Egnatian dukej një skuadër e shëruar.

Ndeshje që nisi me golin e kapitenit Gjelbrim Taipi në minutën e 22-të dhe më pas Kukësi arriti të menaxhonte shumë mirë ndeshjen. Partizani e rriti presionin por përveç disa inkursioneve dhe topave të Hotit, nuk gjeti thellësinë për të vendosur në vështirësi serioze portierin Tafas.

Ishte Edi Basa që pati në këmbët e tij topin e golit të dytë për Kukësin teksa u gjend i vetëm përballë Rexhepit por parabola e kroatit nuk ishte kalibruar mirë. 20 minutat e fundit rrodhën mes monologut të sulmit të kuq dhe mbrojtes herokie të Kukësit që ngjitet në kuotën e 28 pikëve, e barabartë me Teutën, ndërsa Partizani mbetet përkohësisht në vendin e dytë me 3 pikë më pak se Tirana.

Në ndeshjen tjetër, Bylis u thye në shtëpi 2-3 nga Egnatia që siguron rezultatin e tretë rresht pozitiv. Rrogozhinasit kthyen në favor disavantazhin e përkohshëm pas golit të Lajthisë. Jackson, Dwamena dhe Atanda në pjesën e dytë shënuan dy gola që e zhysin Bylisin sërish në zonën e ftohtë dhe ngjisin Egnatian në kuotën e 34 pikëve që mbetet në vendin e katërt.

Të fundit

PS tre mandate në pushtet, i dërguari i SHBA: Me kënaqësi presim zgjedhjet e ardhshme

I ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, David Wisner gjatë një interviste për ”Zërin e Amerikës”, tha se...

Pija “magjike” që ka bërë bujë! Gratë dëshmojnë se duken më të reja pas konsumit të saj

Një pije u bë virale së fundmi dhe një numër i madh grash pohuan se kishin vënë re që pas konsumimit të këtij lëngu...

“Përse u shenjëstrua Dumani?”/ Ja si përgjigjet analisti i njohur

Në një intervistë në një emision televiziv, analisti Arben Meçe, analizoi deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë, dhe akuzat e tij të forta...

Rikthehet “makthi” i tërmetit në Turqi, pamje nga momenti i lëkundjeve sizmike

Tërmeti i magnitudës 5.6 Rihter që goditi Turqinë pasditen e kësaj të enjteje shkaktoi panik te banorët. Lëkundjet e tërmetit u regjistraun në rajonin e...

Kanye West sulmon fizikisht një burrë, sepse i ngacmoi të shoqen

TMZ ka zbuluar se Kanye West po investigohet për sulm fizik të qëllimtë pasi goditi një burrë, i cili thuhet se kreu një veprim...

Lajme të tjera

Web TV