Studimi: Përdorimi i shpeshtë i kanabisit rrit rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanabisi po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar ndërkombëtarisht, si për qëllime mjekësore dhe rekreative, por një studim i ri shkencor amerikan, paralajmëron se përdorimi i shpeshtë paraqet rreziqe për zemrën.

Njerëzit që përdorin kanabis (marijuanë) çdo ditë kanë 34% rrezik më të madh të sëmundjes së arterieve koronare, krahasuar me ata që nuk kanë qenë kurrë përdorues.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr Isan Paranjipe nga Universiteti Stanford në Kaliforni, i cili bëri hulumtimin në Kongresin Botëror të Kardiologjisë në SHBA, studiuan të dhënat për 175,000 njerëz.

Përdorimi i përditshëm i kanabisit u zbulua se rrit rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës me rreth një të tretën, ndërsa përdorimi më i rrallë nuk e rriti shumë rrezikun. Hulumtimi nuk ka bërë dallime midis formave të ndryshme të konsumimit të kanabisit.

“Kemi zbuluar se përdorimi i kanabisit është i lidhur me sëmundjet koronare të zemrës dhe duket se sa më i shpeshtë përdorimi, aq më i madh është rreziku për zemrën.

Nga pikëpamja e shëndetit publik, studimi tregon se ndoshta ka disa efekte të dëmshme të kanabisit që nuk janë njohur deri më tani dhe është diçka për të cilën njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm”, tha Dr Paranjipe.

Ndërsa kanabisi shkon drejt legalizimit në më shumë shtete dhe vende të SHBA-së, hulumtimet e reja nxjerrin në pah efektet e tij të mundshme afatgjata kardiovaskulare. Sëmundja koronare e zemrës është forma më e zakonshme e sëmundjes së zemrës dhe ndodh kur arteriet që furnizojnë zemrën me gjak ngushtohen për shkak të formimit të pllakave të kolesterolit brenda tyre.

Sëmundja shkakton dhimbje gjoksi dhe lodhje gjë që mund të çojë në një atak në zemër.

Lexo edhe :  Një problem për të porsalindurit që trajtohen me antibiotikë

Studimet e mëparshme më të vogla kanë dhënë prova se pirja e duhanit të kanabisit mund të rrisë rrezikun e sulmit në zemër, goditjes në tru dhe ngjarjeve të tjera kardiovaskulare, veçanërisht tek të rinjtë, konfirmon një studim i ri më i madh.

Çrregullimi i përdorimit të kanabisit është një çrregullim i njohur psikiatrik që përfshin përdorimin e shpeshtë dhe varësinë nga kanabisi.

Tetrahydrocannabinol (THC), molekula psikoaktive në kanabis, vepron në receptorët e qelizave që gjenden në sistemin qendror, zemrën dhe enët e gjakut.

Ky veprim lehtëson inflamacionin dhe grumbullimin e pllakave në arterie, si pasojë shkakton sëmundje koronare.

Megjithatë, i njëjti efekt nuk ndodh domosdoshmërisht me kanabidiol (CBD), një tjetër përbërës aktiv në kanabis, i cili zakonisht përfshihet në produktet që nuk përmbajnë tetrahidrokanabinol.

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV