Themeluesi i “Wagner” kërkon hapur pushkatimin e politikanit rus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit famëkeq Wagner, ka bërë thirrje që një politikan rus i cili e kritikoi atë publikisht të pushkatohet.

Për Prigozhin, i cili është gjithashtu një manjat i industrisë së ushqimit dhe është përshkruar si “kuzhinieri i Putinit”, guvernatori i Sverdlovsk, Yevgeny Kuivashev, tha që t’i përmbahej biznesit të tij ushqimor.

Kuivashev tha për gazetën lokale 66.ru: “Nëse çdo biznesmen që fiton para në ushqim përpiqet të drejtojë vendin, ne nuk do të arrijmë shumë larg.

“Të gjithë duhet të kujdesen për biznesin e tyre. Gatuani ushqimet dhe ziejini makaronat dhe ne në rajone do t’i zgjidhim gjërat vetë.”

Sipas shërbimit të tij për shtyp, shefi i Wagner u përgjigj: “Gjatë luftës së viteve 1941-45, e cila tani po përsëritet, Stalini vriste njerëz si ju. Unë mendoj se ne do të kthehemi në ato kohë së shpejti.

“Jam i sigurt se nuk është e largët koha kur njerëzit do të arrijnë pikën e vlimit”, u shpreh Prigozhin.

Prigozhin ka goditur shpesh elitën ushtarake dhe politike të Rusisë, me kritikat e tij duke u rritur me rritjen e profilit të tij. Grupi i tij paraushtarak Wagner ka qenë duke udhëhequr një ofensivë në Ukrainën lindore dhe është kredituar kryesisht për pushtimin e qytetit të Soledar.

 

Të fundit

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

“Po firmoste, doli për kafe dhe… u zhduk!”

Guillermo Ochoa është protagonisti i një prej historive më të çuditshme të merkatos në futboll. Portieri meksikan ishte vetëm një hap larg firmës me...

Lajme të tjera

Web TV