Tërmeti në Turqi, nisin hetimet për 612 persona, 184 prej tyre ndodhen pas hekurave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetuesit turq kanë nisur hetime kundër më shumë se 600 njerëzve lidhur me ndërtesat që janë shembur pas tërmeteve katastrofike, të cilat janë regjistruar në Turqi më herët gjatë këtij muaji.

Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, ka thënë se 184 prej 612 të dyshuarve janë në paraburgim, në pritje të gjyqit.

Në mesin e të ndaluarve përfshihen udhëheqës të kompanive të ndërtimit dhe menaxherë të ndërtimit, ka thënë ai në disa komente televizive.

“Mbledhja e të dhënave për ndërtesat vazhdon të jetë bazë për hetimet penale”, ka shtuar ai.

Si pasojë e dy tërmeteve mbi 7 shkallë të Rihterit më 6 shkurt, kanë vdekur mbi 50 mijë njerëz në jug të Turqisë dhe veri të Sirisë.

Shkatërrimi pas tërmeteve ka rritur pikëpyetje për sigurinë e ndërtimeve në Turqi, pasi shumica e 173.000 ndërtesave të atij rajoni janë rrëzuar apo janë dëmtuar rëndë.

Ekspertët kanë thënë se shumë ndërtesa nuk janë ndërtuar sipas standardeve qeveritare.

Partitë opozitare e kanë akuzuar administratën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për dështim të zbatimit të rregulloreve për ndërtim.

Agjencia turke për Menaxhim të Katastrofave ka thënë se 9.470 pasgoditje e kanë goditur rajonin jugor turk pas tërmeteve të 6 shkurtit.

Zyrtarë të agjencisë kanë thënë se presin që pasgoditjet të vazhdojnë për të paktën dy vjet./REL

 

Të fundit

Rama takohet me Vuçiç, diskutojnë për tensionet në veri

Situata në veri të Kosovës është një ndër temat kryesore në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) që...

Vrau 12 vite më parë Ilir Rexhepin, Mihal Toshi meret i pandehur, e tradhtoi ADN

Elton Qyno Mihal alias Mirgen Toshi, wshtw marw i pandehur pwr njw vrasje tw kryer 12 vite mw parw nw Elbasan. Ndaj Toshit wshtw ngritur akuza...

Inteligjenca artificiale që zbuloi një antibiotik të ri, në dy orë

Një AI i MIT gjeti mes 7000 ilaçeve të reja potenciale një antibiotik efektiv kundër Acinetobacter Baumannii, një superbakter spitalor. Një inteligjencë artificiale e zhvilluar...

Mbërrin në Tiranë presidentja e Hungarisë, pritet me ceremoni zyrtare nga Begaj

Mbërrin në Tiranë presidentja e Hungarisë, Katalin Novak. Ajo është pritur me ceremoni zyrtare nga presidenti Bajram Begaj. Pas takimit që do të kenë kokë...

Veliaj publikon videon e veçantë me të birin: Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka uruar 1 qershorin të gjithë fëmijëve. Teksa ka publikuar një video duke luajtur me të...

Lajme të tjera

Web TV