Vrasja e shqiptarit në Athinë/ Pista e hetimit, pronari i lokalit dhe bandat kishin…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Greqi. Mediat greke shkruajnë se pronari i lokalit ku mbeti aksidentalisht i vrarë 40-vjeçari shqiptar, kishte lidhje me një prej grupeve kriminale që u përplasën. Historiku i bandave shqiptare që operojnë në Greqi është i njohur për autoritetet greke. Mediat greke shkruajnë se hetimet janë fokusuar në pistën e larjes së hesapeve mes bandave ku mbeti i vrarë aksidentalisht edhe shqiptari.

Në një artikull të publikuar së fundmi ‘Tanea’ shkruan: Sipas informacioneve të Vassilis Lambropulos dhe emisionit “Live News”, grupi që ka qëlluar drejt rivalëve të tij në lokal, duket se ka qenë në vendngjarje, pasi është thirrur nga të afërmit dhe babai i një 16-vjeçari i cili u godit me thikë nga të panjohur në Patisia, një natë para ngjarjes së përgjakshme në Nea Ionia. Babai i 16-vjecarit është pikërisht pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Familjarët e 16-vjeçarit thanë se kanë telefonuar bandën për të parë se çfarë është bërë me rastin e 16-vjeçarit dhe për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë ky ka qenë edhe momenti kur grupi i thirrur ka parë anëtarët e bandës rivale dhe sulmuan të parët për shkak se menduan se mund të bëheshin pre e sulmeve.

Dyshohet se efektivët janë pranë zbardhjes së çështjes. Ndërkohë një tjetër pistë që dyshohet lidhur me këtë ngjarjes është fakti se të dyja bandat shkuan aty të sqaroheshin dhe të merrnin pagesën tek ky lokal.

Por duket se pronari kërkonte të paguante vetëm njërën bandë dhe këtu ka nisur edhe konflikti. Autoritetet greke janë në vënë në kërkim të personave që janë pjesë e dy bandave, të dyja shqiptare dhe rivale me njëra-tjetrën, ndërsa njihen si persona me rrezikshmëri tepër të lartë.

Lexo edhe :  A do të ketë reshje shiu? Ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat këtë të diel

Për të hedhur plotësisht dritë lidhur me këtë ngjarje të rëndë pritet përfundimi i hetimeve.

Tashmë të shtatë shqiptarët janë shpallur në kërkim, ndërkohë që janë identifikuar vetëm dy prej tyre, Erlis Salaj, kapoja i grupit dhe Julian Qose, një prej anëtarëve. Ata u futën në një lokal ku ndodhej dhe Pëllumb Islami, për tu sqaruar me një tjetër grup shqiptarësh. Gjatë konfliktit u përdorën dhe armë zjarri dhe një prej plumbave kapi gabimisht Islamin, i cili ndërroi jetë. Viktima ishte hidraulik dhe nuk kishte aspak lidhje me jetën e grupit problematik.

Të fundit

Zyrtare/ Lionel Messi largohet nga Paris Saint-Germain pas dy sezonesh

Lionel Messi e mbyll me Paris Saint Germain. Lajmin e ka dhënë trajneri i klubit francez, Christophe Galtier, i...

Sot feston ditëlindjen, e gjeni dot sa vjeç bën Maestro

Sot është një ditë speciale për Armaldo Kllogjerin. I njohur gjerësisht si Maestro, Armaldo feston sot ditëlindjen e 48. I lindur në 1 qeshor 1975,...

Kompetencat e NATO-s në Kosovë

Dikur rreth 50.000, sot afër 4.000 paqeruajtës të misionit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR, vazhdojnë misionin e tyre në Kosovë....

Çfarë lidhje kanë patatet e skuqura me ankthin dhe depresionin?

Patatet e skuqura janë një ushqim i shijshëm për shumë njerëz, por këto ushqime mund të kenë një ndikim negativ te shëndeti mendor. Një ekip...

Oferta e çmendur nga Arabia Saudite, Karim Benzema merr vendimin mbi të ardhmen

Pas 14-vitesh pjesë e Real Madrid, duket se aventurës së Karim Benzema me klubin e Los Blancos i ka ardhur fundi. Sulmuesi ka disa...

Lajme të tjera

Web TV