Asfaltohet rruga e re në Farkë/ Veliaj: Lidh Unazën e Madhe me tregun e ri Agroushqimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi gjatë mbrëmjes, punimet në rrugën që lidh Unazën e Madhe me tregun e ri Agroushqimor të Farkës.

Kjo nyje u shërben më shumë se 2000 familjeve, jo vetëm të zonës Lundrës me Unazën e Madhe, por edhe duke i lidhur ata me Farkën e Madhe.

“Kemi dy lajme të mira që i shërbejnë komunitetit këtu, të cilët do të përfitojnë edhe nga hapja e rrugës, pranë tregut të madh Agroushqimor. Është një akses, të cilin ata e kanë kërkuar prej kohësh. Emergjenca lindi edhe prej faktit se po përgatitemi të hapim tregun e madh agro-ushqimor, që është lajmi i dytë i mirë. Ky është një tjetër premtim i mbajtur i yni. Më vjen mirë që kanë filluar prenotimet e para. Madje, 90% e hapësirës së tregut është rezervuar që në fazën e parë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se Unaza e Madhe ka sjellë ndryshim rrënjësor në pjesën lindore të saj, teksa ftoi qytetarët që preken nga ndërtimi i pjesës tjetër, të bashkëpunojnë me bashkinë sepse vetëm kështu rritet vlera e zonave ku ata banojnë.

“Shumica e banorëve që preken nga 7 lotet e mbetura të Unazës, kanë firmosur kontratat dhe jemi duke bërë noterizimin e tyre. Ata pranojnë që do të marrin nga bashkia shpërblimin në banesa, por investimi nuk do të ndalet. Unaza përfundon në Shkozë – aty kemi 7 lotet, një pjesë janë në territorin e Tiranës, pjesa tjetër janë në territorin e Paskuqanit, në Bashkinë e Kamzës. Dua t’i falenderoj ata banorë, janë shumica, por kanë ngelur edhe pak. Ftesa për të tjerët është: zhvillimi nuk ndalet, puna nuk ndalet, investimi nuk ndalet”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se punët nuk lihen përgjysmë. Ai i ftoi banorët të mos i dëgjojnë partitë politike, që hallin e tyre e kanë te vula dhe foltoret.

Lexo edhe :  Rikthimi i Berishës në grup parlamentar, Alibeaj: Asnjë non grata pjesë e PD

“Kemi bërë gjysmën e një pune të mirë të Unazës, tani jemi gati të ecim me lotet e tjera. Ju lutem familjeve të fundit, nxitoni, mos dëgjoni partitë politike. Ata kanë hallin e vulave dhe foltoreve të tyre, nuk kanë hallet e miletit. Edhe kur shkojnë te ‘5 Maji’ për të shkaktuar pengesa, për të hapur probleme, për të bllokuar projekte, e bëjnë se kanë hallet e tyre. Për hallet e njerëzve ka qytet, ka bashki, ka shtet, ka qeveri. Ndaj, sa më shumë bashkëpunim. Kush bashkëpunoi në fillim me ne te lagjja “5 Maji”, sot po futet në shtëpitë e reja. Kush ka bashkëpunuar për të gjitha këto investime, ia ka parë hajrin se çfarë do të thotë të punosh. Ne shqiptarët kur i lëmë menjanë zënkat, cicmicet, partiçkat dhe fokusohemi te puna, bëjmë punë të mrekullueshme”, përfundoi Veliaj.

Të fundit

Taksa e pronës, sa do rritet detyrimi për bizneset e qytetarët?

Taksa e banesës, që do të nisë të aplikohet prej 2026, do të rrisë detyrimin për qytetarët dhe për...

UNICEF: Çdo dhjetë minuta një fëmijë vritet ose plagoset në Gaza

Fëmijët në Gaza janë bërë imazhi i luftës së vazhdueshme pasi rrëfimet e tyre nxjerrin në pah pasojat e konfliktit, sipas një zyrtareje të...

Pse Mitsotakis kandidoi Belerin për eurodeputet? Mediat greke zbardhin prapaskenat

Një ditë pas publikimit të lajmit për kandidimin e Fredi Belerit nga partia “Demokracia e Re” për zgjedhjet europiane të 9 qershorit, mediat greke...

Olaf Scholz takohet me Xi Jinping, dy liderët bëjnë thirrje për bashkëpunim

Në fillim të takimit me kancelarin Scholz, presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve. Së bashku, ne mund...

Dumani hedh poshtë deklaratat e Ilir Metës: S’e kam njohur kurrë McGonigal!

Kreu i SPAK reagon lidhur me akuzat e forta nga ish presidenti Ilir Meta dje në një studio televizive. Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka...

Lajme të tjera

Web TV