Barça del “huq” dhe lë pikë, Almeria mposht për herë të parë në histori katalanasit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Almeria fiton ndaj Barcelonës. Skuadra e Joan Rubi i dha fund ecurisë prej tri humbjes radhazi në La Liga dhe festoi pas suksesit 1-0 kundër katalanasve.

Kjo ishte fitorja e parë në histori që Almeria arrin kundër Barcelonës. Golin e fitores e realizoi afrikani El Bilal Toure në minutën e 24’.

21-vjeçari nga Mali mori një top nga Luis Suarez, mposhti Ter Stegen me një gjuajtje potente dhe gjeti golin e gjashtë sezonal në La Liga.

Barcelona tentoi barazimin në minutat e mbetura, por nuk pati forcën e duhur. Almeria menaxhoi avantazhin dhe në fund festoi me tifozët e pranishëm në stadium.

Almeria i largohet zonës së ftohtë me tri pikët e sotme. Ndërkohë, Barça i dha fund shtatë ndeshjeve radhazi me fitore në kampionatin spanjoll.

Djemtë e Xavit regjistruan humbjen e dytë sezonale në La Liga, por vijojnë të kryesojnë të qetë me 7 pikë më shumë se Reali i Madridit.

Të fundit

Ndeshje e luftuar në “San Mames”, mbyllet në barazim pa gola sfida Bilbao-Barcelona

Barazim pa gola në takimin Athletic Bilbao-Barcelona. Sfida e luajur në “San Mames” prodhoi dëmtime dhe fare pak raste...

VIDEO/ Napoli mposht Juventusin dhe merr fitoren e dytë radhazi në Serie A

Fitore dramatike e Napolit përballë Juventusit. Kampionët në fuqi të Italisë triumfuan 2-1 në “Diego Maradona”. Kvicha Kvaratskhelia dhe Giacomo Raspadori shënuan golat e...

Ndyshimet që ndodhin në trupin tuaj nëse konsumoni xhenxhefil për një muaj

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit. Atë e gjejmë të freskët, të thatë e në formën e pluhurit. Xhenxhefili është...

Çfarë ndodhi? Zarf i zi në BBV! Ngjarja që tronditi banorët

Një tjetër ngjarje e pazakontë ka tronditur ditën e sotme shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Sara dhe Françeska thuajse kanë përfunduar në një përplasje...

Pse të gjithëve u pëlqejnë thashethemet?

Fundi i dashurisë mes Tottit dhe Ilary Blasi është vetëm shembulli i fundit i mrekullueshëm. Edhe dy njoftime për shtyp (një, padyshim) trumbetuan kudo për...

Lajme të tjera

Web TV