test

Do t’i shpëtojë jetën dhëndrit me transplantin e veshkës, vjehrra: Edhe nëse vdes skagjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maria, nëna e Erlindës, nuk e di që është pikërisht vajza e saj e vogël që e ka thirrur në “Ka Një Mesazh Për Ty”.

Erlinda tregoi gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan pengjet e saj për të ëmën, dëshirën për ta falenderuar e për t’i kërkuar falje.

Prej disa kohësh, bashkëshorti i Erlindës varet nga dializa për të jetuar dhe tani e vetmja mundësi shpëtimi është transplanti i veshkës.

Mjekët kanë refuzuar Erlindën si dhuruese, nëna e djalit gjithashtu e ka të pamundur të ofrojë veshkën ndërsa ajo që mbetet është Maria.

Vjehrra do t’i dhurojë veshkën dhëndrit, me dëshirën e vetme që ai të jetojë. Maria e përmend pak problemin e vajzës së saj dhe thotë se gjithçka është në dorë të Zotit, por e bija ka një tjetër mendim për këtë.

Erlinda: Përshëndetje mami!

Marie: Faleminderit o mami!

Erlinda: The në dorë të Zotit por Zoti është i madh dhe të ka krijuar edhe ty dhe ti je ndihma ime dhe në dorë tënde paskemi qenë gjithë jetën. Ke punuar, ke sakrifikuar për ne tre fëmijët dhe unë po them për vete si njëherë nuk të thashë faleminderit o ma.

Marie: Faleminderit edhe ty!

Erlinda: Gjithmonë ke punuar për të na siguruar ne, ke punuar dy-tre punë vetëm për të mirën tonë dhe asnjëherë nuk ta kemi kthyer, asnjëherë nuk ta kemi shpërblyer, por ti paske qenë surprizë më e madhe për ne sesa ne për ty. Ti po bën diçka të mrekullueshme, ti po i jep jetë familjes time dhe shpresë për të jetuar familjes time.

Ardit Gjebrea: Marie, si të lindi ideja që të japësh veshkën për dhëndrin?

Lexo edhe :  Dy vite burg për Belerin/ Apeli i GJKKO nuk ndryshon dënimin e shkallës së parë

Marie: Se e kam dhëndër, është si fëmija im. Tak-tak e mendova.

Ardit Gjebrea: Nuk e mendove dy herë?

Marie: Jo, s’e mendova hiç.

Ardit Gjebrea: A e mendon që mund të ketë rrezik për jetën tënde?

Marie: S’ka gjë, s’është problem fare. Të jetojë vajza me tre fëmijët, më ka tre çuna si yje dhe s’është problem.

Të fundit

Pritjes i erdhi fundi, ja kur do të publikohet filmi i animuar “Shrek 5”

Sipas Eddie Murphy, filmi “Shrek 5” do të shfaqet vitin e ardhshëm. Kanë kaluar 23 vjet që kur u shfaq...

EURO2024/ Ja pse është zbehur lavdia e Italisë

Lavdia e futbollit të Italisë është zbehur! Që nga fitimi i Kupës së Botës në vitin 2006, kombi dikur krenar i futbollit ka përjetuar...

Fansi i kërkoi të performojë me të në skenë, Ylli Limani habit me reagimin

Këngëtari i njohur Ylli Limani është një ndër artistët më të suksesshëm në estradën muzikore, këngët e të cilit pëlqehen nga një numër i...

Blero i kërkon falje publike Afronës: Unë jam arsyeja që martesa nuk funksionoi

“Ia kemi borxh njëri-tjetrit një fjalë, sy më sy”… Kështu e nisën përballjen e tyre publike Afrona dhe Blero, pas disa viteve të ndarë....

Letra e famshme e Ajnshtajnit, del në ankand me shifrën marramendëse

Një letër nga Albert Einstein, në të cilën inkurajohej SHBA-ja të zhvillonte bombat e para bërthamore në botë, do të dalë në ankand. Drejtuar...

Lajme të tjera

Web TV