Ndonëse pasi doli nga shtëpia e Big Brother Vip, Tea ndryshoi pak qëndrimin e saj kundrejt banorit tjetër, Luiz Ejlli, me të cilin brenda shtëpisë nuk kishin marrëdhënie të mira.
Por, edhe pse Tea po duartroket nga jashtë për Luizin, si duket fansave të këngëtarit “nuk i ka dalë” inati, sa kanë shkuar deri në ekstreme.
Së fundmi, Tea ka rrëfyer se si fansi i Luizit ka dashur që ta aksidentojë. Ajo ka treguar se teksa ishte me motrën e saj, ai po i hidhte ujë, po bërtiste dhe po përpiqej që ato të bënin aksident.
Tea: Pak ditë më parë madje, dikush u përpoq të më përplaste me makinë. Një nga fansat e Luizit. Në makinë isha pasagjera, motra e vogël ishte në timon edhe dikush opo përpiqej që të na përplaste dhe të bënim karambol. Po mundohej të na aksidentonte.
Si e kuptove që ishte fansi i Luizit?
Tea: Po po na thërriste, po hidhte ujë edhe…