KQZ ngre shqetësimin: Vetëm 12 bashki kanë raportuar ecurinë e procesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur shqetësimin e mospërmbushjes së detyrimit për njoftimin me shkrim të zgjedhësve nga ana e njësive të qeverisjes vendore.

40 bashki kanë raportuar fillimin e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve.

Nga këto raportime vetëm 12 Bashki kanë raportuar për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve me raportime periodike javore për periudhën 14 janar – 27 shkurt.

Bashkitë Bulqizë, Durrës, Elbasan, Fier, Gramsh, Mirditë, Pogradec, Prrenjas, Roskovec, Shkodër, Tiranë, Dimal kanë raportuar në dinamikë për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve.

Nga këto Bashki vetëm 5 Bashki kanë raportuar për të gjitha njësitë administrative dhe këto janë bashkitë Mirditë, Pogradec, Roskovec, Shkodër dhe Dimal.

Vetëm Bashkitë Durrës, Elbasan dhe Fier kanë raportuar periodikisht për njësitë administrative me të dhëna të plota sipas kërkesës së KQZ-së për periudhën e raportimit.

Bashkitë të cilat nuk kanë dërguar informacion për ecurinë e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve janë:

1.         Bashkia Berat

2.         Bashkia Dibër

3.         Bashkia Vau dejës

4.         Bashkia Pukë

5.         Bashkia Fushe Arrëz

6.         Bashkia Has

7.         Bashkia Lezhë

8.         Bashkia Kurbin

9.         Bashkia Shijak

10.    Bashkia Peqin

11.    Bashkia Librazhd

12.    Bashkia Patos

13.    Bashkia Kuçovë

14.    Bashkia Poliçan

15.    Bashkia Maliq

16.    Bashkia Pustec

17.    Bashkia Përmet

18.    Bashkia Memaliaj

19.    Bashkia Vlorë

20.    Bashkia Delvinë

21.    Bashkia Sarandë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon zbatimin rigoroz të njoftimit me shkrim të zgjedhësve me të dhënat e përbërësve zgjedhorë nga të gjitha bashkitë dhe për të gjitha njësitë vendore në administrimin e tyre.

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV