Mesut Hançer, babai që mbante dorën e të bijës së vdekur nën rrënojat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi, ka tashmë një banesë të re.
Këngëtarja truke Ebru Yaşar dhe burri i saj, biznesmeni Necat Gülseven, i mundësuan Hançerit dhe familjes së tij një shtëpi të re.
“Nuk munda t’ia lëshoj dorën. Vajza ime flinte si engjëll në shtratin e saj. Kam humbur nënën, vëllezërit dhe nipat në tërmet, por asgjë nuk krahasohet me varrosjen e fëmijës tënd. Kjo dhimbje është e papërshkrueshme”, tha në lidhje me tragjedinë që i ka ndodhur Mesut Hançer.
Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet shkatërrimtar më datë 6 shkurt, ku humbën jetën mbi 50 mijë persona.