test

Debatoi ashpër me gjyqtarin e katërt gjatë ndeshjen me Cremonen, ja dënimi për Mourinhon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jose Mourinho do të vuajë një pezullim me dy ndeshje për reagimin e tij shpërthyes gjatë humbjes 2-1 të Romës ndaj Cremonese të martën.

Mourinho u largua me të kuq pas një grindjeje me gjyqtarin e katërt në fillim të pjesës së dytë me Romën që po humbte 1-0.

Pasi ndoqi pjesën më të madhe të ndeshjes nga tribunat e Stadio Giovanni Zini, trajneri i verdhekuqve vendosi të vazhdonte ankesat e tij me gjyqtarët e ndeshjes në zhveshtore pas vërshëllimës së fundit.

Pavarësisht golit të barazimit në minutën e 71-të nga Leonardo Spinazzola, Roma përsëri pranoi gol në të 83-tën, e cila ishte e mjaftueshme për t’i dhënë La Cremos fitoren e parë në Serie A në 26 vjet.

Gjykata sportive tani ka konfirmuar se Mourinho do të vuajë dënimin me dy ndeshje, duke filluar me ndeshjen e së dielës në mbrëmje kundër Juventusit në Stadio Olimpico.

Në njoftimin zyrtar të Serie A thuhet se Mourinho përballet me sanksione: “Për kundërshtimin e një vendimi të gjyqtarit në mënyrë të fortë dhe provokuese në minutën e dytë të pjesës së dytë dhe përsëritjen e kësaj sjelljeje në momentin e përjashtimit”.

“Për më tepër, për hyrjen në dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve dhe adresimin e gjyqtarit të katërt me shprehje dhe konkluzione ofenduese në fund të ndeshjes”.

Përveç ndeshjes kundër Juves, Mourinho do të mungoj edhe për ndeshjen me Sassuolon më 12 mars.

Të fundit

Dhjetëra të vdekur nga vapa në Meksikë: 4 herë më vdekjeprurëse!

Vala e të nxehtit po përhap probleme të mëdha kudo nëpër botë. Sakaq, në Meksikë temperaturat e larta kanë marrë...

Çmimi letrat Kadare 2024, shkrimtari i ri Dionis Prifti shpallet fitues me shumicë votash

Dionis Prifti shpallet fitues i edicionit të dhjetë të Çmimit letrar KADARE 2024, me romanin “Dy javë nën balonë” Në përputhje me Statutin e Çmimit...

Iu gjetën 19 doza kokainë dhe 2 mijë € cash, arrestohet në Milano reperi shqiptar 

Një reper shqiptar i njohur me emrin Daxter, është arrestuar nga policia italiane në Milano, pasi shpërndante kokainë. Sipas mediave italiane, pasditen e 20 qershorit,...

Veliaj me socialistët: I shohim njerëzit në sy për punët e bëra dhe premtimet e mbajtura

“Fakti që rritemi çdo vit në Laprakë, i dedikohet punës së palodhur”. Kjo ishte deklarata e Drejtuesit Politik të PS për Qarkun e Tiranës,...

Ben Affleck më në fund zbulon pse është gjithmonë i trishtuar nëpër foto

Shumë prej fotove të tij janë bërë meme për shkak të portretit të trishtë që shpesh Ben Affleck shfaq në foto të shkrepura nga...

Lajme të tjera

Web TV