Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë ndodhur paraditen e sotme në Paskuqan të Tiranës.
Autori Dan Hutra ka ekzekutuar me armë zjarri 2 gra dhe ka lënë të plagosura dy të tjera.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e prindërve të ish-gruas së Kutës.
Ende nuk dihet saktësisht, por mendohet se viktimat janë ish-bashkëshortja e tij Kujtime Hysa, dhe motra e saj Eleva Kurti.
Mësohet se ky i fundit është një person me të shkuar kriminale dhe se kishte dy javë që kishte dalë nga burgu.