Emiliano Martinez flet për veprimet në Kupën e Botës: “Më nxitën shokët e skuadrës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emiliano Martinez i është rikthyer sërish gjestit të tij në finalen e Kupës së Botës. Portieri dha një kontribut të madh në shpalljen e kombëtares së Argjentinës kampione bote në Katar 2022.

Pas triumfit të paharrueshëm ndaj Francës, 30-vjeçari nuk i kurseu thumbimet dhe ironitë ndaj tifozëve francezë dhe yllit Kylian Mbappe. “E kisha me tifozët francezë, arroganca nuk funksionon me mua”.

Më pas edhe nervozizmi ndaj Aurelien Tchouameni përpara penalltisë. “Truku” dha efekt pozitiv, me mesfushorin e Realit që goditi jashtë. “Unë jam vërtet i fortë kur vjen puna te goditjet e penalltive, kundërshtarët më respektojnë.

E dija shumë mirë që Tchouameni ishte nervoz, ndaj ia largova edhe topin. Funksionoi, ai dështoi komplet tek goditja e tij”, deklaroi portieri i Aston Villa. Martinez u bë hero në vendlindje dhe shumë antipatik në Francë.

Së fundmi ka folur sërish, duke hequr fajin nga vetja. “Gjesti i gishtit të mesit në finalen e Botërorit? Nuk jam krenar për veprimin tim, sigurisht, por ishte një premtim.

Shokët e skuadrës më sfiduan të bëja të njëjtin gjest që bëra në Kupën e Amerikës nëse do të shpallesha portieri më i mirë. E vetmja gjë që mendoja ishte të mos qaja”, kujton El Dibu Martinez.

Të fundit

Le Monde: Kostoja e pastrimit të Evropës nga “ndotësit e përjetshëm”

Pastrimi i ujit dhe tokës së Evropës nga “ndotësit shumëvjeçarë” (PFAS) do të kushtonte të paktën 95 miliardë euro...

Goditën për shkak të detyrës efektivin/ Arrestohen 4 persona në Tiranë

Katër persona janë arrestuar në Tiranë, pasi kundërshtuan dhe goditën për shkak të detyrës një punonjës policie. Shërbimet e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor gjatë patrullimit...

Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë

Tirana do të aplikojë vendosjen e pajisjeve parkimetër të cilat do të mundësojnë pagesat e parkimit të makinave. Tirana Parking njoftoi së fundmi shpalljen...

“Unë ty ta ha”, çfarë ndodhi mes G-Banit dhe Aldos?

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, tensionet dhe debatet janë bërë një pjesë e përditshme e jetës së banorëve. Duket se nuk ka një...

Mesazhet mashtruese/ Brumbulli: Hakerat po vjedhin të dhënat bankare dhe paratë

Shoqata e Bankave i ka kërkuar qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve online. Së fundmi janë konstatuar një...

Lajme të tjera

Web TV