Noizy e merr i pari!/ Shqiptarët dynden pas targave të personalizuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga data 1 mars, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar nisjen e shërbimit risi të targave të personalizuara, një shërbim i kërkuar prej kohësh nga të gjithë të apasionuarit pas makinave.

Në vetëm 5 ditë nga dalja live e konfiguratorit online janë realizuar 92,153 kombinime ndërkohë janë rezervuar 182 targa që në ditën e parë të nisjes së shërbimit, 1 mars.

“Artisti i mirënjohur Noizy, çeli siparin e kësaj risie duke u pajisur i pari me targën N00IZY. Çdokush mund ta aksesojë shërbimin online në www.targaluksi.dpshtrr.al duke provuar kombinimet e dëshiruara me 5 deri në 7 karaktere”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.

Të ardhurat nga ky shërbim do të shkojnë për përballimin e shërbimeve jetike për qytetarët/subjektet që DPSHTRR prej vitesh ndihmon t’u ulen kostot dhe për modernizimin e sistemeve dhe infrastrukturës së shërbimeve të transportit rrugor, për projektet edukuese mbi trafikun dhe sigurinë rrugore, për aktivitetet Retro dhe eventet ndërgjegjësuese, për nisma përgjegjësie sociale e solidariteti, për financimin e reformave sektoriale, për programet e investimeve publike nga Automotorizimi Shqiptar dhe rritjen e kapaciteteve të entit./ Marrë nga Monitor.al

Të fundit

Pse nuk duan të punojnë të rinjtë?/Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të lartë

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët...

Krisje mes çiftit/Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash”nga halli që i ka zënë

Juristi kreshnik Spahiu e ka quajtur “teatër” konfliktin politik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas tij, ata janë duke aktruar një “film luftash”...

Kryemadhi përplaset me Metën: Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi

Deputetja e Partisë së Lirisë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së PL-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur Ilir Metës në lidhje me...

E diela dita më e ftohtë e javës, ja sa do të shënojë termometri

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim...

Nga Meta e Monika, te Besi me Xhensilën dhe Elvana, si SPAK po “ndan” çiftet VIP

Me hetimet e tij, SPAK-u po kthehet në një nga arsyet kryesore të divorceve në radhët e “VIP-ave”, në të gjitha fushat e mundshme,...

Lajme të tjera

Web TV