Vula e PD-së në Apel/ Minxhozi tregon hapin e radhës:Cili do të ishte varianti më negativ

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për analistin Skendër Minxhozi, të gjithë skenarët për një vendin nga gjykata e Apelit, janë shi ose breshër.

Minxhozi u shpreh se cilido qoftë vendimi i gjykatës, ai përbën një notë të trishtuar për PD, që sanksionon se kjo parti shkon thellësisht e carë në zgjedhjet e 14 majit.

“Aletarnativa është ose shi ose breshër. E kam thënë edhe këtu, jam që gjykata të marrë shënim dhe të marr vendim mbi një realitet politik të formësuar në PD e sotme. Nëse demokratët duan të ndjekin nostalgjinë mbi logjikën le ta ndjekin. Nëse kanë iluzionin e kotë se me Berishën mund të fitojnë le ta ndjekin. Unë mendoj se PD e sotme ka shkuar më shumë drejt nostalgjisë se logjikës. Përcarja është në grupin parlamentar, aty është rezistenca. Përcarja është më e madhe aty, sa i përket hierarkisë tjetër, mendoj se Berisha kontrollon shumicën e strukturës. Unë mendoj fundi është i keq, por ky është realiteti.

Variant me negativ do ishte që Rithemelimi të humbte dhe të binin të gjithë këto emra që e kan nisur fushatën. Sepse edhe pot ë fitonte pala tjetër, lista e kandidatëve do ishte një listë emergjente, nuk janë të përgatitur për të fituar. Jo se Berisha është i gatshëm, është gjithashtu një figurë humubëse, por ka hedhur në lojë disa emra më tepër.

Do të futemi në një fushatë, nuk besoj se Alibeaj ka fuqi t’i bëjë obstruksion kandidatëve të Berishës, por nëse fiton Alibeaj, njerëzit e Berishës do merreshin më shumë me ata të Alibeajt. Do të vijojë lufta brenda llojit, kështu do jetë me e lehtë jeta për kandidatët socialistë. Ky vendim sot përbën një notë të trishtuar thuajse funebër. Sanksionon se kjo parti do shkojë më 14 maj, thellësisht e çarë dhe në luftë të brendshme mes vetes” vijoi më tej Minxhozi.

Lexo edhe :  “Mrekullitë e bregdetit shqiptar”/ Eksploroni destinacionet më të mira të pushimeve

 

Të fundit

Euro nuk do kthehet më në shifrat e viteve të kaluara

Bizneset eksportuese nuk po ngrenë kokë. Shifrat e fundit të INSTAT, tregojnë se vetëm në muajin mars bizneset vendase...

Me karrocë dhe plagë në kokë, Dea Mishel publikon videon pas operacionit

Pak ditë më parë ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në kokë, megjithatë ajo nuk dha...

“Beleri një copë kukull, di vetëm 100 fjalë”/Shpërthen Ngjela: Një injorant pa shkollë…

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në një emision televiziv, foli në lidhje me situatën e Fredi Belerit me Greqinë, pasi u shpall kandidat zyrtar...

10 seriale në Netflix, që ia vlen t’i shohësh

Këto ditët me shi sikur na i prishën planet, ndaj ruaje këtë listën me 10 tituj serialesh që mund t’i shohësh në ditët në...

Opozita nesër protestë për dosjen 5D/ Bardhi thirrje qytetarëve: Bashkohuni

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës. Opozita do të zhvillojë nesër...

Lajme të tjera

Web TV