“Më ndihmoni të gjej djalin”/ Apeli rrëqethës i nënës shqiptare në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat greke kanë publikuar rastin e një nëne me origjinë nga Shqipëria e cila kërkon informacion për djalin e saj që ndodhej në vagonin numër 5 të trenit që u aksidentua në Larisa.

Mirela Ruçi deklaron se i biri i saj 22-vjeçari Denis Ruçi, vijon të mbetet i zhdukur dhe ajo nuk ka asnjë informacion në lidhje me të.

Me foton e djalit në dorë, ajo apelon se kushdo që mund të ketë informacion mbi të birin është i lutur ta kontaktojë.

“Djali im nuk është në asnjë listë zyrtare deri më tani dhe nuk kam asnjë informacion. Unë i lutem kujtdo që mund ta ketë parë atë, në vagonin 5, sedilja 22, të më kontaktojë,” u tha ajo gazetarëve.

Të afërm të pasagjerëve të shpallur ende si të pagjetur presin jashtë spitalit për lajme nga të afërmit e tyre.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë thanë se të gjitha identifikimet e viktimave do të kryhen duke kombinuar mostrat e ADN-së nga të afërmit, dhe jo identifikim visual sepse shumë prej viktimave janë djegur dhe copëtuar.

Kujtojmë se aktualisht janë 4 shqiptarë që rezultojnë të zhdukur në aksidentin tragjik hekurudhor në Greqi.

 

 

Të fundit

“Ka një reflektim të madh për atë që ka ndodhur”/ Enno Bozdo: PD duhet të ndryshojë

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Enno Bozdo, ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas rezultatit të zgjedhjeve vendore të...

Elon Musk rikthehet më i fuqishëm se kurrë, shpallet sërish personi më i pasur në botë

Elon Musk, CEO i Tesla, SpaceX dhe Twitter, rifitoi titullin e personit më të pasur në botë, duke tejkaluar CEO-n e modës luksoze franceze,...

Moti “ndryshon” stinë/ Meteorologia zbulon çfarë do të ndodhë me temperaturat gjatë verës

Jemi dëshmitarë të një pranvere mjaft jo-stabile dhe me pak rreze diellore në territoret tona, ndërsa trende të ngjashme parashihen edhe javët dhe muajt...

Dënohet me 30 vite burg aktori i njohur/ Ja akuza që rëndon mbi të

Aktori i njohur Danny Masterson, është dënuar me 30 vite burg. Ky i fundit u shpall fajtor për dy akuza për përdhunim, e sipas...

1 Qershori/ Berisha: Dita e më të dashurve tanë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar festën e 1 qershorit me një mesazh në facebook. “Të dashur miq, sot dita e fëmijëve, më...

Lajme të tjera

Web TV