Vendimi i Apelit për vulën e PD/ Meta ‘kërcënon’ Ramën: Do t’i përgjigjemi atentatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga Korça ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulë e PD, ishte i pritshëm, duke shtuar se në këtë verdikt ka ndikuar Edi Rama.

Meta tha se në 14 maj kandidatët e dalë nga Primaret do të dalin fitues, ndërsa shtoi se “atentatit të pluralizmit” nga Edi Rama, do t‘i përgjigjen në mënyrë adekuate.

“Cilido të jetë vendimi i Edi Ramës, atij do t’i kthehet në bumerang. Kur e kam thënë kam pasur parasysh kontrollin e tij ndaj sistemit të drejtësisë dhe se unë personalisht nuk kam pasur pritshmëri në një vendim objektiv në këtë çështje. Sepse u zgjidh që prej një viti dhe me urdhër të Ramës nuk u protokollua vendimi i gjyqtarit.

Do t’i përgjigjet në mënyrë adekuate këtij atentati ndaj pluralizmit demokratik. Kur aventurieri Rama mendon se mund të luaj në këtë mënyrë me cilën e PD, imagjinoni se çfarë bën ai me vulat e institucioneve. Opozita është dy e tre herë më e angazhuar se më parë për të organizuar një fitore të plotë më 14 maj.

Kandidatët e Primareve janë kandidatët e opozitës së bashkuar dhe të vërtetë. Nuk janë kandidatë të dalë nga zarfet e minutës së fundit, ndaj do jenë kandidatë fitues”, tha Meta.

Pyetje-përgjigje me gazetarët:

Më 14 maj, kandidatët do të kandidojnë me logon e PL-së?

“Ledina Aliolli është kandidatja jonë e shkëlqyer që gëzon përkrahjen e PL-së, demokratëve e që duan ndryshim. Ndryshim pas 4 viteve monizëm”, tha Meta.

Sa të mundur e shihni ju fitimin e disa bashkive?

“Momenti më i vështirë i opozitës ka qenë deri më 24 prill. Kjo sepse e drejtonte Edi Rama, siç u vërtetua. Jemi të qartë se më 14 maj do të ketë një ndëshkim shembullor për këtë degradim të qeverisjes. Ka përdorur pushtetin për të terrorizuar qytetarët duke i mbajtur përmes frikës. Akti më i fundit i Ramës nuk është gjë tjetër përveç gjendjes së tij të dëshpëruar që ka frikë nga opozita”, tha ai.

Lexo edhe :  Marrëveshjet me Francën/ Rama: Më shumë kemi marrë se kemi dhënë

“Korça dhe Maliqi janë tërësisht të fitueshme. Jam i bindur që shumicën e bashkive i fiton opozita, si dhe Durrësin, e Tiranën. Figurat janë të reja dhe kanë të drejtën morale të provohen”, tha kreu i PL-së.

 

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV