test

Berisha takon ambasadorin e Hungarisë/ Zbardhen diskutimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar me ambasadorin e Hungarisë Lorant Balla me të cilin kanë folur për një sërë çështjesh.

Berisha deklaron se në veçanti, e ka informuar ambasadorin “mbi farsën e procesit gjyqësor të pashembullt në historinë e Shqipërisë, me të cilin Edi Rama kërkon t’u imponojë qytetarëve në mënyrën më antidemokratike se nga kush duhet të përfaqësohen si opozitë”.

Ai thekson se ka falënderuar për të gjithë miqësinë e vyer historike që karakterizon marrëdhënien shqiptaro-hungareze, por dhe për rolin e veçantë të mikut dhe Kryeministrit Orban, në intensifikimin dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

POSTIMI I PLOTË

 

 

Takim me Ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri, Zotin Lorant Balla.

Sot pata kënaqësinë e veçantë të prisja në një takim pranë selisë së Partisë Demokratike, Ambasadorin e Hungarisë, Lorant Balla.

Me Ambasadorin diskutuam gjerësisht mbi aktualitetin e zhvillimeve politike në vend.

Në veçanti, e informova Ambasadorin mbi farsën e procesit gjyqësor të pashembullt në historinë e Shqipërisë, me të cilin Edi Rama kërkon t’u imponojë qytetarëve në mënyrën më antidemokratike se nga kush duhet të përfaqësohen si opozitë. Një proces ky unik në histori gjithashtu për shkak të presionit të papranueshëm të ushtruar mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri nga kanale ekstra-politike dhe diplomatike, tërësisht në shkelje të parimeve më themelore të shtetit të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Pavarësisht këtij konteksti i cili është në vijim të një serie aksionesh që kanë si qëllim asgjësimin e pluralizmit politik në vend, ashtu siç u dëshmua nga skandali McGonigal, e sigurova Ambasadorin mbi pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në procesin zgjedhor të 14 majit, duke i garantuar se PD mbetet e angazhuar ndaj parimeve më të mira të garave elektorale, në respekt të votës së lirë dhe demokracisë qytetare.

Lexo edhe :  Parti të re pasi humbi vulën e PD? Lulzim Basha nesër vendos fatin e tij politik

Gjeta rastin ta falënderoj gjithashtu në emër të Partisë Demokratike, për të gjithë miqësinë e vyer historike që karakterizon marrëdhënien shqiptaro-hungareze, por dhe për rolin e veçantë të mikut dhe Kryeministrit Orban, në intensifikimin dhe nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Ai ka qenë dhe mbetet një mbështetës i pakursyer i Partisë Demokratike dhe kauzave tona konservatore, në promovimin e vlerave më të drejta kombëtare dhe të familjes. Takimi ishte i hapur.

Të fundit

“Minimumi jetik 200 euro, pensionet 100 euro”/ Dilaveri: Hendeku i thelluar

Eksperti i ekonomisë, Flobens Dilaveri, ka komentuar lidhur me pensionet dhe situatën në të cilën ndodhet shteti. Sipas Dilaverit, minimumi...

Temperaturat e larta shkaktojnë viktimën e parë në Shqipëri

Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat. Bëhet me dije se i moshuari është Abaz Metaj dhe nga verifikimet...

Ankesa për votim të paligjshëm në zgjedhjet amerikane

Ish Presidenti Donald Trump, i cili pritet të jetë kandidat i Partisë Republikane në garën për Shtëpinë e Bardhë, thotë se njerëzit po votojnë...

Biden lehtëson rrugën për shtetësi rreth 500.000 çifteve në amerikë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka prezantuar të martën një prej përpjekjeve më të mëdha për t’ua lehtësuar rrugën drejt shtetësisë qindra mijëra migrantëve në...

I ulur në tualet, politikani i bashkohet gabimisht takimit virtual

Një kryebashkiak i Rio de Janeiro të Brazilit u kap duke iu bashkuar një takimi në internet ndërsa ishte ulur në tualet. Sipas mediave të...

Lajme të tjera

Web TV