Mesazhi i DEA-s/ Lorenc Vangjeli: Do ketë sukses në luftën ndaj kokainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli thotë se linja e re e sinjalizimit të DEA-s për Shqipërinë është një mesazh i qartë që do të ketë sukses në luftën kundër drogës.

Sipas analistit, organizatat kriminale shqiptare janë prezentë në të gjitha hallkat e trafikut të kokainës ndaj s’duhet të anashkalohet kërkesa e agjencisë amerikane.

Teksa DEAkërkon ndihmën e shqiptarëve për infromacione lidhur me pastrimin e të ardhurave nga droga, siguron se nuk do të zbulohen ‘informatorët’ dhe të dhënat e tyre. Për këtë analisti thotë se do arrijnë të sigurojnë informacione për shkak të anonimatit.

“Në këtë kakofoninë dhe zhurmat që krijon politika shqiptare, ka kaluar anash pa vëmendjen e duhur. Është vënë në dispozicion një adresë emaili, numër telefoni, ofrohet anonimati për çdo denoncues.

Fakti që e anashkaluam këtë pjesë dhe kërkohet një komunikim i drejtpërdrejtë është një lajm i keq sepse ka të bëjë me besueshmërinë e partnerit shqiptar, se çfarë do të prodhojë nuk e di por di që ndoshta një përqindje të madhe, suksesi në luftën kundër narkotikëve, DEA kryesisht merret me kokainë, kalohet përmes informacioneve të siguruara në mënyrë të tillë.

Ndoshta situata në Shqipëri nga 6-7 vjet përpara kur Shqipëria përmendej për kanabisin, sot organizata kriminale shqiptare janë prezente në të gjitha hallkat e trafikut të kokainës, janë bërë në furnitorë të dorës së parë në vendet e origjinës. Pra sigurojnë mallin nga Amerika Latine, e transportojnë përmes Atlantikut dhe e shpërndajnë në vendet e tjera”, tha Vangjeli.

Të fundit

Rama poston foton nga oborri i selisë së PS/ Çfarë agimi ky sot!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në agimin e ditës së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale. “Çfarë agimi ky sot”, ka shkruar Rama në...

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Lajme të tjera

Web TV