Mero Baze: Nëse Berisha do të fitonte gjyqin për vulën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Ka një agresion nga Foltorja kundër Partisë Demokratike dhe kryesisht dyshes Basha Alibej, përse ata ofrojnë paqe me mbështetësit e Foltores dhe kërkojnë që të rikthehen në PD, pa sjell me vete shkaktarët e përçarjes.

Tani të gjitha humbjet e pritshme të Sali Berishës dhe Metës kanë filluar tu faturohen këtyre dy politikanëve, dhe puna po shkon deri tek thirrje linçuese fizike.

Po a është kjo thjesht nervozizëm nga humbja? Jo.

Për të kuptuar më qarte këtë situatë mendoni një moment sikur Gjyqin për vulën ta kishte fituar Sali Berisha.

Së pari nëse gjyqin do ta kishte fituar ai, thirrjet për dhunë dhe linçim ndaj Bashës e Alibeaj, do të ishin edhe njëqind herë më të forta se kaq.

Tani ato thirrjet bëhen nga pozitat e njerëzve të dëshpëruar dhe të pashpresë që problemin të cilin ja krijuan vet PD, duan tua faturojnë të tjerëve.

Por po ta fitonin vulën, ata nuk do ofronin paqe siç ofrojnë këta, por do niseshin vet “drejt shtëpive të tyre” siç e kanë zakon shpellarët e Berishës në këto raste.

Së dyti nëse gjyqin për vulën do ta kishte fituar Berisha, jo vetëm që nuk do kishte ofertë për bashkëpunimi, por do linçohej çdo kandidat i PD zyrtare qytet më qytet degë më degë bashki më bashki.

Mentaliteti i dhunës i Berishës ka qenë i vetmi motivim në gjithë betejën e tij shkatërrimtare për opozitën. Ai çdo ditë mendon për PD si më 8 Janar të 2022 kur ju turr me vare dhe qysqi për ta marrë.

Së treti nëse gjyqin për vulën do ta merrte Sali Berisha, do të kishim dhe një linçim edhe më të madh publik nga mediumet e Berishës kundër këtyre dy figurave.

Lexo edhe :  Qerrata Gjekmarkaj

Tani Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibej akuzohen pse bëjnë sikur kërkojnë bashkim. Merre me mend se si do akuzoheshin sikur të kërkonin ndarje.

Klima e linçimit që Berisha krijon ndaj armiqve të tij, është i vetmi motivim që ai ka për turmat çfarë tregon dhe cilësinë e mbështetësve të tij, që dominohen nga hakmarrja dhe jo bashkëpunimi politik.

Tani çfarëdo që të bëj Alibej apo Basha, edhe nëse kërkojnë bashkim, edhe nëse kërkojnë luftë, edhe nëse kërkojnë bisedime, edhe nëse kërkojnë ndërprerje komunikimi, edhe nëse dërgojnë ndërmjetës për bisedime edhe nëse refuzojnë ndërmjetës, ata të dy, Sali Berishës i duhen armiq dhe përçarës, pasi ndryshon nuk fsheh dot të vërtetën e madhe të gjithë kësaj drame të opozitës.

E vërteta e madhe është se i vetmi përçarës edhe si person, edhe si arsye, edhe si familje, është Sali Berisha.  Ndaj mos kërkoni prej tij dhe hordhive të tij të ndalin këtë fushatë linçuese. Kjo është e vetmja dëshmi publike që provon kush është vrasësi i opozitës.

Pa këtë fushatë të tij, dikujt mund ti shkonte mendja edhe tek Basha apo Alibej.

Por Berisha e ka këtë të mirë, që nuk lejon të tjerët t’ia marrin meritat. Dhe këtë meritën e përçarësit dhe tani të fundosësit të opozitës nuk ja merr dot njeri. Edhe sikur ta merrte vulën, prap do ta ruante këtë meritë.

Të fundit

U shtuan pas pandemisë, ja sa çështje gjyqësore presin të nisur procedurat e falimentimit

Me ligjin e falimentimit, që nisi zbatimin nga viti 2017, mbi çdo debitor qoftë biznes apo individ që nuk...

Lezhë/ Shoferi del nga makina e grushton kalimtarin, i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Një sherr i nisur në mes të rrugës. Ai në makinë, ndërsa 44 vjeçari këmbësor. Teksa ka qenë duke kaluar rrugën në tek Ura...

Dani Alves, festë të “çmendur” pas lirimit nga burgu

Asnjë shenjë reflektimi nga Dani Alves. Ai la pak ditë më parë ambientet e burgut në Barcelonë pasi ka paguar garancinë prej një milion...

Ja çfarë ndodh me trupi tuaj nëse konsumoni çdo ditë bukë të nxehtë

Shkencëtarët francezë kanë arritur në përfundimin që produktet me tharmin e fermentuar të cilat shpesh ndodhen në bukën e nxehtë ndikojnë në rritjen e...

Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike

Shqipëria ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, deklaratën mbi detyrimet ligjore të shteteve në lidhje me ndryshimet klimatike. Ministria e Jashtme njofton se në...

Lajme të tjera

Web TV