Sulmet kibernetike nga Irani/ Begaj : Qeveria ka një plan ambicioz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj ka folur për sigurinë kibernetike dhe sulmet nga Irani.

Ai e vlerësoi si shqetësues këtë fakt, por shtoi se Shqipëria arriti të rikuperohet nga sulmi falë bashkëpunimit me partnerët strategjikë dhe NATO-n.

Ndërkaq Begaj “mburri” qeverinë duke thënë se ka një plan ambicioz për forcimin e kapaciteteve digjitale dhe mbrojtëse kibernetike.

Shqipëria vlerëson shqetësues kërcënimin që vjen nga Irani.                                            

Në korrik dhe shtator të vitit të kaluar ne u përballëm me një sulm të rëndë kibernetik të ndërmarrë dhe të sponsorizuar nga struktura shtetërore të Republikës Islamike të Iranit.

Shqipëria në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë dhe NATO-n, arriti  ta ndërpresë dhe të rikuperohet nga ky sulm, si edhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit.  

Qeveria shqiptare ka një plan ambicioz për forcimin e kapaciteteve digjitale dhe mbrojtëse kibernetike. Bashkëpunimi me NATO-n në këtë drejtim vlerësohet maksimalisht”, tha Begaj.

Të fundit

Arrestimet për korrupsion, opozita kërkon dorëheqjen e Manastirliut

Pas arrestimit të dy zyrtareve të Ministrisë së Shendetësisë dhe dy përfaqësuesve të një kompanie private për akuzën e...

Bardhi kundër Bashës, hap “portën” për Berishën

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Gazmend Bardhi, ka lënë të hapur mundësinë për bisedime me grupimin e Berishës, me qëllim gjetjen e pikave...

Horoskopi ditor, e martë 6 qershor 2023

Dashi Do keni disa keqkuptime gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift sot, por gjithçka mund të zgjidhet shpejt nëse tregoheni të matur e...

Pritjes i erdhi fundi/ Apple lançon syzet më të reja “Vision Pro”

Apple prezantoi ditën e sotme setin e ri të përfolur prej kohësh që do t'i vendosë përdoruesit e saj midis botës virtuale dhe asaj...

Lajme të tjera

Web TV