Manchester City, Liverpool dhe Chelsea kërkojnë transferimin e Josko Gvardiolin në verë, pas paraqitjeve të mira me Leipzigun dhe Kroacinë.
Mbrojtësi i talentuar është një nga futbollistët më të kërkuar në Evropë pasi shkëlqeu në Kupën e Botës.
Kampionët aktualë të Premierligës nën drejtimin e Pep Guardiolës janë në kërkim të talentit kroat.
Pas nuk mbeten as Liverpooli dhe Chelsea që po ashtu duan të përforcohen në mbrojtje.
Të gjithë ata që duan Gvardiol po përpiqen ta sjellin atë në verën e ardhshme, sepse nga viti i ardhshëm klauzola e tij prej 110 milionë euro do të aktivizohet.
Gvardiol u transferua tek RB Leipzig në verën e vitit 2021 nga Dinamo Zagreb për një vlerë prej 18.8 milionë euro.
Sipas kontratës me Leipzigun, Dinamo ka 20% të fitimeve nga shuma që do të përfitojë Leipzigu nëse ai transferohet në një klub të tretë.