Pse Sistemet e Informaconit janë shumë të rëndësishme për bizneset?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eneida HOXHA, Ajkuna MUJO

Industritë e sotme të shërbimeve financiare sigurimet dhe pasuritë e paluajtshme, si dhe shërbimet personale si udhëtimi, mjekësia dhe arsimi nuk mund të funksionojnë pa sisteme informacioni. Në mënyrë të ngjashme, firmat e shitjeve me shumice apo me pakicë, firmat prodhuese kërkojnë sisteme informacioni për të mbijetuar dhe përparuar. Në sistemet bashkëkohore, ekziston një ndërvarësi në rritje midis sistemeve të informacionit të një biznesi dhe aftësive të tij. Ndryshimet në strategji, rregullat dhe proceset e biznesit kërkojnë gjithnjë e më shumë ndryshime në hardware, software, baza të të dhënave dhe telekomunikacion. Shpesh, ajo që organizata dëshironë të bëjë varet nga ajo që sistemet e saj do ta lejojnë atë të bëjë.

Për të kuptuar rëndësinë e sistemeve të informacionit ndalemi në atë çfarë është dhe si funksionon një sistem informacioni, specifikoj si fillim që ndërthurja apo kombinimi i bizneseve me teknologjitë tregojnë se sa thelbësore janë sistemet e informacionit. Sot, një shumëllojshmëri biznesesh po përpiqen të qëndrojnë të gjalla dhe të rëndësishme vetem për faktin e digjitalizimit toltal të të gjitha aktivitetve duke derivuar për të qenë online.
Një zgjidhje është përdorimi i teknologjisë novatore të informacionit për të ofruar mënyra të reja për të tërhequr klient ose konsumator për ta bërë përvojën e integrimit me bizneset online më efikase, të sigurt dhe të këndshëm. Rrjedhat e informacionit që drejtojnë këto biznese janë bërë shumë më digjitale, duke përdorur mjetet e lëvizshme dhe teknologjinë e njohjes së objekteve.
Një sistem informacioni mund të përkufizohet teknikisht si një grup komponentësh të ndërlidhur që mbledhin (ose marrin), përpunojnë, ruajnë dhe shpërndajnë informacione për të mbështetur vendimmarrjen dhe kontrollin në një organizatë. Përveç mbështetjes së vendimmarrjes, koordinimit dhe kontrollit, sistemet e informacionit mund të ndihmojnë gjithashtu menaxherët dhe punonjësit të analizojnë problemet, të vizualizojnë tema komplekse dhe të krijojnë produkte të reja. Sistemet e informacionit përmbajnë informacione rreth njerëzve, vendeve dhe gjërave të rëndësishme brenda organizatës ose në mjedisin që e rrethon.
Me informacion nënkuptojmë të dhëna që janë formuar në një formë që është kuptimplotë apo i vlefshme dhe e dobishme për qeniet njerëzore. Të dhënat, në të kundërt, janë rrjedhje faktesh të papërpunuara që përfaqësojnë ngjarjet që ndodhin në organizata ose mjedisin fizik përpara se ato të organizohen dhe rregullohen në një formë që njerëzit mund të kuptojnë dhe përdorin.
Shumë biznese përdorin teknologjinë e informacionit për të përfunduar dhe menaxhuar presecet e veta. Proceset e biznesit i referohen grupit të detyrave dhe sjelljeve të lidhura logjikisht që organizatat zhvillojnë me kalimin e kohës për të prodhuar rezultate specifike të biznesit dhe mënyrën unike në të cilën këto aktivitete organizohen dhe koordinohen. Zhvillimi i një produkti të ri, gjenerimi dhe përmbushja e një porosie, krijimi i një plani marketingu dhe punësimi i një punonjësi janë shembuj të proceseve të biznesit dhe mënyrat se si organizatat i përmbushin proceset e tyre të biznesit mund të jenë një burim fuqie konkurruese.
Sistemet e informacionit dhe teknologjitë janë një mjet kryesor që u mundëson bizneseve për të krijuar produkte dhe shërbime të reja, si dhe modele krejtësisht të reja biznesi. Një model biznesi përshkruan se si një kompani prodhon, shpërndan dhe shet një produkt ose shërbim me qëllim maksimizimin e fitimit, uljen e kostove dhe rrijten e kvnaqësisë së klientit.
Bizneset kërkojnë vazhdimisht të përmirësojnë efikasitetin e operacioneve kur përdorin sistemet e informacionit dhe teknologjitë e duhura që janë disa nga mjetet më të rëndësishme në dispozicion të menaxherëve për arritjen e niveleve më të larta të efikasitetit dhe produktivitetit në operacionet e biznesit, veçanërisht kur shoqërohen me ndryshime në praktikat e biznesit dhe sjelljen e menaxhimit.
Për të kuptuar plotësisht sistemet e informacionit, duhet të kuptojme dimensionet më të gjera të organizatave, menaxhimit dhe teknologjisë së informacionit të sistemeve dhe fuqinë e tyre për të ofruar zgjidhje për sfidat dhe problemet në mjedisin e biznesit. Specialistet i referohen këtij kuptimi më të gjerë të sistemeve të informacionit, i cili përfshin një kuptim të dimensioneve të menaxhimit dhe organizimit të sistemeve, si dhe dimensioneve teknike të sistemeve, si shkrim- leximi i sistemeve të informacionit.

Projektimi i sistemeve të Informacionit për bizneset – si i ndihmojnë këto sisteme bizneset për të qenë më shumë kompetitiv?

Qëllimi kryesor i projektimi të sistemeve të informacionit për bizneset lidhet me realizimin e qëllimeve të tij. Theksi kryesor në implementimin e sistemeve është të sigurohemi që informacioni i duhur të shkojë tek personi i duhur në formatin e duhur në kohën e duhur. Në biznesin e sotëm të qënurit në avantazh konkurues përbën një sfidë të madhe në shumë mjedise konkurrues, përdorimi efektiv dhe inovativ i teknologjisë së informacionit (IT) ka potencial për transformimin e bizneseve si dhe për ndikimet pozitive në performancën e organizatës. Bazuar në rezultatet e disa hulumtimeve treguan se përdorimi intensiv i IT-së i cili është veçanërisht i lidhur me strategjinë e biznesit mund të ofrojnë një numër mundësish dhe përfitime aktuale për kompanitë e të gjitha aktiviteteve dhe madhësive të mëdha optimizimi.
Një qasje e mire e pashmangshmërisë për matja e performancës së IT-së duhet të përfshijë auditim i plotë i të gjitha aspekteve të sistemeve të informacionit dhe teknologjisë së informacionit, duke përfshirë hardware-in, software-in, të dhënat, rrjetet, organizimin dhe proceset kryesore të biznesit. Qëllimi kryesor i auditimit të sistemit të informacionit (IT auditimi) është që në mënyrë sistematike të shqyrtohen me kujdes proceset e TI-së, për të matur performancën e TI-së, për të paralajmëruar për të qenë inteligjet kundrejt problematikave apo rreziqeve me qëllim rritjen e cilësisë të sistemit të informacionit të biznesit.

Disa nga arsyet për të projektuar apo për të përmirsuar në mënyrë të vazhdueshme aktivitet e biznesit kompetitiv duke u nisur nga menaxhimi i procesev të biznesit janë

1. Identifikimi i proceseve për ndryshim: Kjo lidhet me aftësine e sistemit kompjuterik për të kuptuar sesi do të funksionojnë proceset e biznesit dhe si do të ndikoj ndryshimi apo përmirësimi i tyre. Menaxherët duhet të përcaktojnë nëpërmjet raporteve se cilat procese biznesi janë më të rëndësishmet dhe se si përmirësimi i këtyre proceseve do të ndihmojë performancën e biznesit.
2. Analizimi i proceseve ekzistuese: Proceset ekzistuese të biznesit duhet të modelohen dhe dokumentohen, duke shënuar inputet, rezultatet, burimet dhe sekuencën e aktiviteteve. Ekipi i projektimit të procesit identifikon hapa të tepërt, detyra me intensitet pengesa dhe joefikasitet të tjera.
3. Dizajnimi i proceseve të reja: Pasi procesi ekzistues të hartohet dhe të matet për sa i përket kohës dhe kostos, ekipi i projektimit të procesit do të përpiqet të përmirësojë procesin duke projektuar një të ri. Do të dokumentohet dhe modelohet për krahasim me procesin e vjetër, një proces i ri i riorganizuar.
4. Zbatimi i procesit të ri: Pasi procesi i ri të jetë modeluar dhe analizuar tërësisht, ai duhet të përkthehet në një grup të ri procedurash dhe rregullash pune. Sisteme të reja informacioni ose përmirësime në sistemet ekzistuese mund të duhet të zbatohen për të mbështetur procesin e ridizajnuar. Procesi i ri dhe sistemet mbështetëse janë shtrirë në organizatën e biznesit. Ndërsa biznesi fillon të përdorë këtë proces, problemet zbulohen dhe adresohen. Punonjësit që punojnë me procesin mund të rekomandojnë përmirësime.
5. Matja e vazhdueshme: Pasi një proces të jetë zbatuar dhe optimizuar, ai duhet të matet vazhdimisht. Pse? Sepse proceset mund të përkeqësohen me kalimin e kohës, pasi punonjësit rikthehen në metodat e vjetra, ose mund të humbasin efektivitetin e tyre nëse biznesi përjeton ndryshime të tjera

Cfarë është një CMIS dhe a ka vlerë biznesi?
Më së shumti bizneset po përdorin sisteme informacioni në të gjitha nivelet e funksionimit për të mbledhur, përpunuar dhe ruajtur të dhëna. Në terma të përgjithshëm ky lloj sistemi te bizneset grumbullon dhe shpërndan këto të dhëna në formën e informacionit të nevojshëm duke aplikuar metoda, procedura, hardware, software dhe njerëz për të kryer operacionet e përditshme të biznesit. Sot, rritja e nivelit të teknologjisë së informacionit dhe efekti i saj i konsiderueshëm në rritjen e produktivitetit në organizatat private apo publike ka çuar në përdorimin e llojeve të ndryshme të sistemeve të informacionit i nohur gjerësisht si Sistemi i Informacionit të Menaxhimit (MIS).
Përdorimi i sistemeve të informacionit të menaxhimit është bërë i nevojshëm për çdo organizatë për të lehtësuar procedurat e punës, përmirësuar efikasitetin, produktivitetin dhe për të përmirësuar performancën në përgjithësi. Rëndësia e sistemeve të informacionit të menaxhimit vjen nga përfitimet që gjenerohen nga ky sistem, duke siguruar informacion të dobishëm në kohën e duhur, vendin e duhur dhe personave të duhur, kursimet e kohës, dhënien e informacionit pa vonesa dhe gabime, përmirësimin e menaxhimit të punës dhe rritjes së fitimit në përmbushje të qëllimeve të organizatës.
Menaxhimi i sistemeve të informacionit ka ndikuar në automatizimin e detyrave. Automatizimi në vetvetë priret të reduktoj problemtikat, shmangjen e risqeve, reduktimin e resurseve, dhe të përmirësojë rrjedhën e punës organizative. Por, me kohën kërkesat e biznesit për sisteme informacioni të avancuara janë rritur shumë dhe nga ana tjetër zhvillimi i shpejtë i teknologjisë jep mundësinë për aplikimin e llojeve të ndryshme komponentesh dhe kapacitetsh që mund të ofrojë MIS, të cilat para disa viteve nuk kanë ekzistuar, ku gjithashtu ndihmojnë në zhvillimin dhe plotësimin e kërkesave për sistemet e informacionit.
CMIS – Kapaciteti i Sistemeve të Informacionit të Menaxhimit është një koleksion informacioni për përdorimin, kapacitetin dhe performancën e infrastrukturës së IT-së, i mbledhur në mënyrë të qëndrueshme dhe i ruajtur në një ose më shumë baza të dhënash gjithashtu është sistemi i vetëm i kompletuar me statistikat përkatëse të biznesit.
Një CMIS i mirë është në gjendje të analizojë përdorimin e burimeve të IT-së në terma biznesi, duke lehtësuar një analizë që merr parasysh burimet e konsumuara nga IT ose shërbimet e biznesit. IT gjithashtu ndikon në koston dhe cilësinë e informacionit dhe ndryshon ekonominë e informacionit. Teknologjia e informacionit i ndihmon bizneset të kontraktohen në madhësi sepse mund të zvogëlojë kostot e transaksionit – kostot e shkaktuara kur një biznes blen në treg atë që nuk mund ta bëjë vetë. Sipas teorisë së kostos së transaksionit, firmat dhe individët kërkojnë të kursejnë kostot e transaksionit, njësoj siç bëjnë me kostot e prodhimit. Përdorimi i tregjeve është i shtrenjtë për shkak të kostove të tilla si: gjetja dhe komunikimi me furnitorët e largët, monitorimi i pajtueshmërisë së kontratës, blerja e sigurimit, marrja e informacionit mbi produktet, etj.
Tradicionalisht, bizneset janë përpjekur të reduktojnë kostot e transaksionit nëpërmjet integrimit vertikal, duke u bërë më të mëdha, duke punësuar më shumë punonjës dhe duke blerë furnitorët dhe shpërndarësit e tyre. Teknologjia e informacionit, veçanërisht përdorimi i rrjeteve, mund të ndihmojë bizneset të ulen kostoja e pjesëmarrjes në treg (kostot e transaksionit), duke e bërë të vlefshme që biznest të kontraktojnë nëpërmjet një këmbimi elektronik dhe si si rezultat, mund të zvogëlohen në madhësi (numri i punonjësve) sepse është shumë më pak e kushtueshme të transferosh punën në një treg konkurrues sesa të punësosh punonjës.
Të bësh këtë ndihmon IT-në dhe menaxhimin e biznesit të kuptojnë kostot dhe ndikimin e biznesit të lidhur me një shërbim të caktuar IT dhe më gjerë. E gjitha kjo strukturë dhe vete sistemi CMIS na lejon që të realizojmë dhe të nxjerrim një sër kontetsh për çdo aspekt kryesor të biznesit si: Të dhëna mbi performancën e biznesit; Të dhëna financiare; Metrikat e transaksioneve të biznesit; Kostot e përmirësimit të infrastrukturës; Numri i transaksioneve të aplikuara; Informacion mbi buxhetin e TI-së ; Të dhënat e performancës së shërbimit IT; Të dhënat e përdorimit të komponentëve IT; Kohët e përgjigjes së transaksionit; Metrikat e performancës së serverit; Normat e transaksioneve; Performanca e rrjetit; Vëllimet e ngarkesës së punës; Matjet e ruajtjes së të dhënave; Përdorimi dhe menaxhimi i memorieve
Qëllimi është që CMIS të bëhet qendra për të gjitha të dhënat e lidhura me performancën. Për të përmbushur këtë qëllim, një CMIS e mirë duhet ta bëjë të lehtë marrjen e informacionit brenda dhe jashtë bazave të të dhënave të disponueshme, si biznes duhet të marrim të dhëna gjithëpërfshirëse të performancës në lidhje me hyrjen e infrastrukturës dhe qasje efikase në ato të dhëna për qëllime analize dhe raportimi.
Mbledhësit e të dhënave përdorin CMIS për të ruajtur informacionin dhe për të llogaritur vlera mbi performancën e menaxhimit të sistemeve që ata përdorin. CMIS duhet të lehtësojë ndarjen e informacionit me bazat e të dhënave të menaxhimit të konfigurimit (CMDB), aplikacionet e kthimit të vlerave dhe mjete të tjera, gjithashtu duhet të jetë në gjendje të paralajmërojë për ploblematikat dhe risqet e mundura për t’u ndodhur duke ofruar edhe një sistem integrimi të marrjes së vendimeve.

Lexo edhe :  Taksat rritin çmimet/ Çfarë po ndodh me sektorin e ndërtimit?

Pikëpamje të rëndësishme për biznesin në lidhje me CMIS
Një CMIS duhet t’i lejojë mjetet të analizojnë dhe raportojnë mbi infrastrukturën e TI-së të ndërmarrjes nga një pamje përbërëse, një pamje e bazuar në shërbime të TI-së ose një pamje e procesit të biznesit. Këto pamje ju lejojnë të lidhni rezultatet operacionale dhe të planifikimit në shumë nivele të ndryshme. Pamjet e procesit të biznesit dhe shërbimeve të TI-së mund të ndihmojnë në lehtësimin e analizave dhe raportimeve të lidhura me biznesin. Pamjet e komponentëve janë të dobishme për zgjidhjen e problemeve dhe planifikimin e detajuar specifik për teknologjinë lidhur me:

• Të dhëna në kohë reale – Të dhënat historike janë të rëndësishme, por marrja e tyre në kohë reale është më efektive, aftësia për të zbuluar dhe për t’iu përgjigjur pengesave të performancës do të pengohet nëse CMIS nuk është në gjendje të mbledhë dhe të japë të dhëna të performancës në kohë reale.
• Mbulim heterogjen – Shumica e qendrave të të dhënave përdorin platforma të shumta teknologjike për të ofruar shërbime. Një nga avantazhet e mëdha të një CMIS është aftësia për të menaxhuar performancën dhe kapacitetin e të gjitha atyre platformave nga një depo e vetme. Pra, duhet të sigurohemi që CMIS mund të trajtojë të dhëna nga platformat kryesore në përdorim brenda qendrave të të dhënave.
• Automatizimi – Ka shumë detyra të zakonshme që duhen kryer për të konfiguruar një CMIS, për të menaxhuar të dhënat dhe për të mbajtur aktiv software-in CMIS. Shumë nga këto detyra janë kandidatë të shkëlqyer për automatizim. CMIS ka automatizim të integruar për të trajtuar shumicën e detyrave të përsëritura dhe ofronë ndërfaqe ku mund të automatizoni detyra të tjera të lidhura që janë specifike për nevojat e organizatës.
• Shkallëzueshmëria – Është e rëndësishme që një CMIS të ketë aftësinë për të rritur ose ulur për të përmbushur nevojat e rritjes së organizatës suaj. Nëse keni mijëra sisteme në qendrën tuaj të të dhënave, kontrolloni për t’u siguruar që CMIS që po shqyrtoni është vendosur me sukses në atë shkallë
• Efikasiteti – Një mjet ka përdorim të kufizuar nëse përdor më shumë burime llogaritëse sesa problemet që po analizoni. Mjetet më të mira të CMIS minimizojnë përdorimin e burimeve kompjuterike, gjerësinë e brezit të rrjetit dhe kërkojnë më pak ruajtje të të dhënave për të kryer punën e tyre duke parashikuar dhe kostot e fshehura.
• Siguria – Pa siguri të fuqishme brenda një CMIS, integriteti i të dhënave nuk mund të garantohet. Siguria parandalon ndryshimet e paautorizuara ose fshirjen e të dhënave historike. Gjithashtu ju lejon të kufizoni aksesin në të dhënat pronësore të ruajtura në CMIS, të tilla si planet e biznesit, ku qasja e nevojës për të ditur është e detyrueshme për të ruajtur avantazhin konkurrues.
• Suporti – CMIS është një element kyç në paketën e veglave të optimizimit të shërbimit të TI-së, duke ofruar aftësi mbështetës në dispozicion për të ndihmuar me zbatimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të saj.

Si konceptohet Infrastruktura IT (IIT) në CMIS ?
Një infrastrukturë IT konsiston në një grupim të pajisjeve fizike dhe aplikacioneve software-ike që kërkohen për të operuar në të gjithë biznesin, gjithashtu infrastruktura IT përfshim edhe buxhetet e shërbimeve në mbarë biznesin nga menaxhimi deri tek kombinimi i aftësive njerëzore dhe teknike. Këto shërbime përfshijnë: Shërbime mbi komponentet fizik; Shërbime mbi menaxhimin IT; Sherbime të standarteve IT; Sherbime për edukimin teknologjik; Shërbime të kërkimit dhe zhvillimit të TI; Shërbime kompjuterike; Shërbime të telekomunikacionit; Shërbime të menaxhimit të të dhënave; Shërbime të aplikacioneve software-ike.
Një analizë e thjeshtë përsa i përket një prej perspektivave të “platformës së shërbimit” e bën më të lehtë kuptimin e vlerës së biznesit të ofruar nga investimet në infrastrukturë. Për shembull, vlera reale e biznesit të një kompjuteri personal që funksionon me 3.5 gigahertz kushton rreth 1000 dollarë dhe një lidhje interneti me shpejtësi të lartë është e vështirë të kuptohet pa ditur se kush do ta përdorë atë dhe si do të përdoret. Kur shikojmë shërbimet e ofruara nga këto mjete, bëhet një paralelizim për të nxjerr në pah një situatë interesante për menaxhimin më të mirë dhe vlerësimin e punës së tyre.
Një kompjuter i ri bën të mundur që një punonjës me kosto të lartë që fiton 100,000 dollarë në vit të lidhet me të gjitha sistemet kryesore të kompanisë dhe internetin publik. Shërbimi i internetit me shpejtësi të lartë i kursen këtij punonjësi rreth një orë në ditë kohë e reduktuar e pritjes për informacion në internet. Pa këtë lidhje me PC dhe internet, vlera e këtij punonjësi për firmën mund të përgjysmohet. Kjo analizë mund të jetë një referencë për menyrën dhe menaxhimin e proceseve të burimeve njerëzore konkretisht bazuar te punonjësit duke marr në konsiderate çdo aspket që mjedisi i infrastrukturës IT ofron mbi bizneset.

Të fundit

“Meta dhe Kryemadhi drejt divorcit”/ Gazetari: Marrëdhënia mes tyre ka marrë fund

Gazetari Denis Dyrnjaja tha se marrëdhënia mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ka marrë fund edhe në aspektin personal,...

Protesta para bashkisë së Tiranës, Meta: Kjo është opozita e vërtetë!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në rrjetin e tij social "facebook" ka postuar foto nga protesta që mbajti sot opozita para bashkisë...

Nuk ka rikthim në Mynih, Julian Nagelsmann rinovon me kombëtaren e Gjermanisë

Vazhdim me Gjermaninë apo rikthim te Bayern Munich? Tani nuk ka më dilema rreth së ardhmes së Julian Nagelsmann. 36-vjeçari, i cili kishte kontratë me...

HARTA/ Vendet më paqësore në vitin 2023. Shikoni në ç’vend ndodhet Shqipëria

Nga izolimi gjeografik i Islandës dhe përkushtimi ndaj energjisë së rinovueshme te neutraliteti dhe institucionet e forta të Zvicrës, këto vende demonstrojnë se paqja...

Benet Beci dhe ministrja e Arsimit firmosin marrëveshjen për Kartën e Studentit

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci dhe Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, nënshkruan marrëveshjen për implementimin e Kartës së Studentit, një nismë që prek...

Lajme të tjera

Web TV