Sula: Atë emocion që të ngjallnin protestat e Bashës, nuk e gjen te Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD-së Dashnor Sula, analizoi situatën brenda Partisë Demokratike.

Sula deklaroi se Berisha, mund ta ketë shumicën në Partinë Demokratike, por nuk e ka shumicën në popull. Sipas tij kjo duket dhe te mbështetja e protestave të zhvilluara së fundmi.

Deputeti theksoi se në tubimet e ish-kryeministrit nuk gjen atmosferën dhe emocionin që gjeje te protestat e Bashës.

“Atë popull, ato protesta, ato demonstrate, atë lëvizje dhe emocion që të ngjallnin protestat në kohën e zotit Basha, ka diferencë si nata me ditën sot. Më mirë t’i themi gjërat në sy dhe të jenë të vërteta. Kishte më shumë emocion, më shumë njerëz, më shumë lëvizshmëri.

Nëse zoti Berisha do të mbajë ata 10-50 mijë njerëz le t’i mbajë për vend të dytë. Nuk janë ato që e sjellin PD-në në pushtet, ato janë një mekanizëm i fuqishëm, por që nuk sjellin fitoren.

Kemi qenë 100 e ca mijë dhe kemi zbritur në këtë numër, kjo mua më shqetëson. Edhe njerëzit te zoti Berisha e thonë nën zë që nuk jemi mirë dhe kemi problematika.

Berisha e ka shumicën në PD por nuk e ka shumicën në popull, ndaj unë e parashikoj të zymtë 14-majin”, tha Sula.

Të fundit

Shqipëria & Kosova mes 45 shteteve në Festimet Konsullore në Francë

Nga Mentor HOXHA, Francë   Me datë 29 maj 2023, në Lyon (qyteti i tretë më i madh në Francë...

“Rritje e eksporteve bujqësore”, Rama: 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës

Kryeministri, Edi Rama bën me dije se ndërkohë që ka rritje të eksporteve bujqësore, deri më tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e...

Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?

Pas tensioneve në veri ditët e fundit bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për zbutjen e situatës, por toni mes Kosovës dhe Serbisë mbetet i papajtueshëm....

‘Si na shpëtoi Dritëro Agolli, kur na dënuan me gjashtë muaj…’/ Dëshmia e gazetares

Memorie.al / Një rrëfim i ish-spikeres së lajmeve në TVSH, e cila më pas u bë kineaste. Veshja “mburojë” nga “imperialistët amerikanë” dhe si...

Pse aksi Librazhd-Përrenjas vijon të jetë burim aksidentesh

Aksi Librazhd-Përrenjas vijoj të jetë një njollë e zezë, në të cilën ndodhin aksidente thuajse çdo javë. Më i fundit ka qenë dje, ku më konkretisht aksidenti ka ndodhur në aksin Prrenjas-Librazhd në Qukës Qendër. Një makinë...

Lajme të tjera

Web TV