Vijon renia e Euros, monedha europiane ne luhatje prej muajsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon rënia e monedhës Euro, kundrejt lekut shqiptar. Banka e Shqipërisë njofton se këtë të enjte një euro u shit me vlerën 114.4 lekë, ose 0.26 lekë më pak se të mërkurën kur vlera e shitjes u regjistrua në 114.66.

Rënia ka nisur prej fillimit të muajit mars, një periudhë jo e zakontë kjo për këtë trend të monedhës europiane.

Kjo e fundit zakonisht shënon ulje gjatë verës me ardhjen e emigrantëve dhe gjatë festave të fundvitit.

Kjo zbritje e euros këtë periudhë është e ngjashme me trendin e shënuar në dhjetor, kur euro arriti nivelin më të ulët historik 112.8 lekë në 28 dhjetor 2022.

Ulja e euros është tregues i pranisë me tepricë të monedhës europiane në vendin tonë.

Shkaqet e rënies së euros janë remitanca, paraja informale, norma e interesit e Bankës së Shqipërisë që detyrojnë bizneset të marrin kredi në euro.

Të fundit

“Nuk është antiberishizmi tezë për të ecur përpara”/ Kulluri: Alibeaj nuk frymëzon njerëz

Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në News Line në Abc News, tha se grupimi i Enkelejd Alibeajt nuk frymëzon...

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj, nëse hani 2 banane në ditë, për një muaj

Bananet konsiderohen si ushqim i plotë, i kompletuar, por shpesh i nënvlerësojmë ato. Megjithatë, ky fryt ekzotik ka potencialin të jetë revolucioni i madh shëndetësor,...

I dha fund lidhjes me Kristin në “BBV”/ Keisi zbulon arsyen: M’u errësuan sytë, më bëri…

Disa ditë më parë Keisi i habiti të gjithë banorët e “BBVIP” me vendimin e saj për t’u ndarë nga Kristi. Gjatë emisionit radiofonik që...

DASH publikon raportin për Shqipërinë/ Qeveria keqpërdori administratën

Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit...

VIDEO/ Monika Kryemadhi “e djeg” me të rinjtë e Partisë së Lirisë

Monika Kryemadhi ka marrë pjesë dje në një aktivitet me të rinjtë e Partisë së Lirisë. Ajo është mjaft popullore në rrjetet sociale dhe së...

Lajme të tjera

Web TV