Hetimi ndaj Arben Ahmetaj/ Reagon zyrtarisht SPAK: Mos intimidoni prokurorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka reaguar lidhur procedimet dhe veprimet kundrejt ish-ministrit Arben Ahmetaj.

SPAK sqaron se në lidhje me veprimet e kryera nga Arben Ahmetaj është vendosur ndarja e çështjes penale duke u regjistruar procedimi penal.

Ky procedim penal është hetuar nga prokurori Klodjan Braho dhe është ndarë si procedim penal më vete para se prokurori Ened Nakuçi të bëhej pjesë e grupit hetimor për procedimin penal.

Në njoftim shtohet se SPAK kundërshton çdo tentativë për intimidim dhe sulme personale ndaj prokurorëve të posaçëm që synon t’i kufizojë ata nga kompetenca dhe përgjegjësia e tyre për të ushtruar ndjekjen penale sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Njoftim i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke pasur në konsideratë që në mënyrë të përsëritur prej një periudhë kohore disa mujore, në disa media dhe portale mediatike, janë ngritur pretendime në lidhje me veprimet proçedurale të kryera nga prokurorët Klodjan Braho dhe Ened Nakuçi në ushtrimin e ndjekjes penale lidhur me proçedimin penal nr.277 viti 2020 që bën fjalë për kontratën e koncensionit me objekt “Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë”, vlerëson të nevojshme që të informojë opinionin publik si më poshtë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në përfundim të hetimeve paraprake për proçedimin penal nr.277 viti 2020 të Prokurorisë së Posaçme, në datën 09.12.2022 ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k, me akuzat e tyre respektive.
Prokurorët e çështjes kanë kryer veprimet proçedurale duke u bazuar në Kodin e Procedurës Penale si dhe në provat që janë mbledhur gjatë fazës së hetimeve paraprake. Veprimet proçedurale të prokurorëve të çështjes në lidhje me këtë proçedim penal nuk janë veprime dhe qëndrime të tyre personale, por përfaqësojnë qëndrimin dhe vendimin e institucionit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lexo edhe :  Nga e mërkura ulje temperaturash dhe reshje shiu, parashikimi i motit për javën

Gjyqtari i seancës paraprake me vendimin nr.21, datë 21.02.2023 e ka vlerësuar si të drejtë dhe të bazuar në ligj kërkesën për dërgimin në gjyq të çështjes penale dhe ka vlerësuar se hetimet janë të plota, se ka prova të mjaftueshme për të provuar akuzat penale të ngritura, duke vendosur dërgimin në gjyq të kësaj çështje penale. Ky vendim i gjyqtarit të seancës paraprake, i cili është një vendim ndaj të cilit nuk lejohet ankim, rrëzon çdo pretendim të padrejtë ndaj prokurorëve të çështjes për hetime të paplota apo për akuza të pabazuara në prova të mjaftueshme.

Në lidhje me veprimet e kryera nga shtetasi Arben Ahmetaj në cilësinë e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së Drejtësisë, si dhe në lidhje me disa fakte dhe rrethana të tjera që kanë rezultuar nga hetimet e paraprake, është vendosur ndarja e çështjes penale duke u rregjistruar proçedimi penal nr.277/1, datë 19.09.2022. Ky proçedim penal është hetuar nga prokurori Klodjan Braho dhe është ndarë si proçedim penal më vete para se prokurori Ened Nakuçi të bëhej pjesë e grupit hetimor për proçedimin penal nr.277 viti 2020.

Aktualisht, proçedimi penal nr.277/1 viti 2022 është duke u hetuar nga prokurore Enkeleda Millonaj, pasi me vendimin e Drejtuesit të Prokurorisë të datës 30.01.2023 është vendosur zëvendësimi i prokurorit Klodjan Braho, me kërkesë të këtij të fundit.

Prokuroria e Posaçme kundërshton çdo tentativë për intimidim dhe sulme personale ndaj prokurorëve të posaçëm që synon t’i kufizojë ata nga kompetenca dhe përgjegjësia e tyre për të ushtruar ndjekjen penale sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Cilido që ka pretendime për veprimtarinë proçedurale të prokurorëve të posaçëm ka mundësinë që t’i referojë ato në organet kompetente, në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë apo edhe në organet e ndjekjes penale, autoritete të cilat ligji iu ka njohur kompetencën për të verifikuar dhe për të kontrolluar punën e prokurorëve të posaçëm.

 

Të fundit

Berisha fushatë me Belerin në Selanik, e merr sërish në mbrojtje

Kreu i PD Sali Berisha, teksa nisi fjalën në takimin me emigrantët në Selanik te Greqisë, doli në mbrojtje të...

Takimi në Selanik/ Berisha: Qëndrimi i shqiptarëve më 11 maj vendimtar për të ardhmen

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin e mbajtur me shqiptarët në Selanik. Berisha tha se qëndrimi i shqiptarëve...

“Mbi 1 miliard euro”/ Rama bën bilancin e investimeve në Vlorë

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë. Në këtë takim, kryeministri radhiti investimet e bëra në Qarkun...

Presidenti Begaj për“Il Tempo”/ Papa Françesku la gjurmë të paharrueshme në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo”, ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit...

Mesila Doda sqaron postimin pas kritikave/ Më shtrembëruan fjalët! Nënkuptova që…

Kandidatja e PD për deputete në qarkun e Tiranës, Mesila Doda i është nënshtruar ditën e djeshme një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT. Përmes një postimi...

Lajme të tjera

Web TV