Xhaçka në Forumin Ballkanik të Budapestit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian miratuan dje vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel. Ministrat e miratuan këtë vendim “në lexim të parë”, pa diskutime, pasi për këtë më herët në takim të ambasadorëve ishin pajtuar përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, deklaroi nga Forumi Ballkanik i Budapestit se rajoni sheh sinjale pozitive nga BE përsa i përket procesit të integrimit dhe se pritshmëria është që brenda 2023 vendi ynë do të arrijë të mbajë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare. “Ne shohim një ndryshim në qasjen e BE ndaj rajonit, sidomos pas agresionit të paligjshëm rus në Ukrainë. Tashmë BE ka një qasje më strategjike ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe perspektiva e integrimit evropian është e besueshme. Mbajtja e Samitit BE – BP në Tiranë ishte një mesazh i fortë i mbështetjes për rajonin, por edhe i përkushtimit të BE ndaj integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ajo. Ministrja Xhaçka u ndal gjatë diskutimit të saj edhe tek roli që ka luajtur Shqipëria në Këshillin e SIgurimit të OKB-së në raport me luftën në Ukrainë. “Vendi ynë ka mbajtur një qëndrim të qartë e të guximshëm në KS, duke denoncuar agresionin e duke punuar diplomatikisht krah aleatëve për të izoluar Rusinë. Ky qëndrim është në linjë jo vetëm me aleatët tanë, por edhe me interesin tonë kombëtar, pasi ne besojme që një sistem ndërkombëtar i bazuar tek rregullat, me Kartën e OKB-së si shtyllë të tij kryesore, është jetik për sigurinë e vendeve si Shqipëria. Unë nuk di të them se çfarë mund të bëjë më shumë OKB për të arritur paqen në Ukrainë, por di të them se kjo paqe duhet të fillojë me tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina dhe respektimin plotësisht të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha ajo. Forumi Ballkanik i Budapestit organizohet nga Instituti për Punë të Jashtme dhe Tregti dhe Fondacioni Konrad – Adenauer. Përveç Ministres Xhaçka, të pranishëm ishin Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, ai i Serbisë, Ivica Dacic dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Të fundit

Balla: Mirënjohje mbi 120 mijë emigrantëve që mbështetën PS

Taulant Balla ka reaguar me një mesazh falënderimi pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit...

3 duelet më të forta në zgjedhjet e 11 majit, beteja brenda PS dhe PD

Zgjedhjet e 11 Majit përpos fitores së Partisë Socialiste, prodhuan edhe “luftë” për mandate brenda vetë partive, si te të majtët po ashtu dhe...

Dy në 3 shqiptarë votojnë PS, socialistët marrin 122 mijë vota nga diaspora

Dy në tre shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë votuar Partinë Socialiste në këto zgjedhje parlamentare. Numërimi i votës së diasporës përfundoi këtë të...

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte në muzeun ukrainas

Forcat ruse plaçkitën 23,000 objekte dhe sende të tjera nga një muze në Kherson gjatë tërheqjes së tyre të vitit 2022, sipas Administratës Ushtarake...

Milani i bën daljen Igli Tares, del emri i ri për rolin e drejtorit sportiv

Milani është shumë pranë emërimit të një drejtori të ri sportiv dhe sipas raportimeve të fundit nga 'Gazzetta dello Sport', emri që kryeson listën...

Lajme të tjera

Web TV