Përplasje tek Franca mes Benzema dhe Deschamp, sulmuesi madrilen e quan teknikun “Klloun”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Atëherë kur besohej se saga Didier Deschamps–Karim Benzema ishte arkivuar, shfaqet seria e re përplasjes mes trajnerit të Francës dhe sulmuesit të Realit të Madridit për përjashtimin e tij nga “Katar 2022”.

Në një intervistë për “Le Parisien”, trajner i “Gjelave”, nënkampion bote në Katar dhe fitues i trofeut në “Rusi 2018”, dha versionin e tij të fakteve në lidhje me përjashtimin e Benzemasë nga lista pak para se të niste Botërori i fundit.

“Karim u lëndua, ky Botëror do të thoshte shumë për të… Ai më tha, mbaroi. Diagnoza e mjekut tonë përputhej me atë që i kishin thënë në Madrid. Në rastin më të mirë, rikthimi i tij në stërvitje nuk mund të ndodhte para datës 10 dhjetor…

Kur u ndava me të, i thashë: “Karim, nuk e kemi me urgjencë. Organizoni kthimin tuaj me menaxherin e ekipit.” Kur u zgjova, mësova se ai ishte larguar. Ishte vendimi i tij, e kuptoj dhe e respektoj.”

Nuk u desh shumë kohë që fituesi i Topit të Artë të përgjigjej. Në atë që mund të cilësohet vetëm si komedi futbolli, sulmuesi 35-vjeçar publikoi në Instagram dy postime të veçanta: “Çfarë guximi!”, duke e mbyllur me me një “emoji” klloun dhe “Holy Didier. Natën e mirë.”

Është e qartë se ky mesazh bie ndesh me rrëfimin e ish-trajnerit të tij se ishte zgjedhja e sulmuesit për të mos qëndruar me skuadrën. Ky “akt i fundit” vetëm sa nxit më tej thashethemet se Benzema ishte në gjendje të riaftësohej para përfundimit të Kupës së Botës.

Megjithatë, tërheqja përfundimtare të Benzemasë nga kombëtarja shënon një fund fatkeq të marrëdhënies së trajnerit me lojtarin. Gjithsesi, të dy kanë shumë për të qenë krenarë, pasi të dy kanë pasur karriera të shkëlqyera dhe kanë arritur shumë për ekipin e tyre kombëtar.

Të fundit

Artan Hoxha: Laert Haxhiu ndante para me policët, ja lidhjet e fuqishme me autoritetet

Artan Hoxha, ka folur për Laert Haxhiun, grupi i të cilit u ekspozua për të paktën gjashtë vrasje, pas...

Hetimet ndaj Arben Ahmetajt/ VOA: Prokuroria e Posaçme paralajmëron surpriza

Në Shqipëri, burime të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar thanë të enjten se hetimet ndaj ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj...

Ja cilat janë 30 figurat më të rëndësishme të Historisë

Historia është plot me personazhe që kanë transformuar historinë e njerëzimit. Sot bota është ajo që është falë mendimeve, ideve apo veprimeve të tyre....

Vidhnin nëpër vila ora luksoze, stoli e shufra ari, në pranga 5 shqiptarë

Policia ka arrestuar në Itali 5 shqiptarë, 1 maqedonas dhe 2 italianë, të cilët vidhin nëpër vila dhe aparta,ente, ora luksoze, stoli dhe shufra...

Dentisti i vë këllëf mbi infeksion pa bërë grafi, pacientja detyrohet të heqë dhëmballën

Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetare për klinikën dentare “Risus” në Tiranë dhe çiftin e stomatologëve Enerjeta dhe Julian...

Lajme të tjera

Web TV