Barça i “falet” Raphinhas, katalanasit mposhtin Bilbaon dhe vijojnë shkëputjen nga Reali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona fiton me shumë fat (0-1) në “San Mames” ndaj Bilbaos, ku në dy raste sistemi VAR mori vendime në favor të saj. Por edhe Ter Stegen shfaqi cilësi të jashtëzakonshme, duke shmangur disa gola të sigurt.

Më këtë sukses, skuadra e Xavit ruan diferencën prej tri pikësh ndaj Realit.

Barcelona shfaqet cinike në pjesën e parë të sfidës në “San Mames”, ndaj Athletic Bilbaos. Edhe pse vendësit e vunë në vështirësi serioze skuadrën e Xavit, madje duke goditur edhe traversën, në minutën e e parë shtesë të fraksionit hapës, braziliani Raphinha ndëshkoi baskët me një gol që fillimisht u anulua nga anësori, por që më pas u konfirmua nga sistemi VAR.

Barcelona e menaxhoi mirë lojën, falë edhe cilësive të padiskutueshme të Ter Stegen, për minuta të tëra, por në të 87-tën Inaki Williams finalizon me gol një kundërsulm të shpejtë. Për fatin e mirë të “blaugranave”, sistemi VAR e kthen për goditje të lirë për Barcelonën në mesfushë.

Të fundit

Lufta tregtare/ Trump premtoi epokën e artë të Amerikës, por largoi investitorët

Lufta tregtare e presidentit amerikan, Donald Trump po i largon investitorët nga Amerika, shkruan CNN. Tregjet globale janë tronditur nga...

“Po iu luten të fotografoni votën”/ Berisha në Kukës: Mos u bëni bashkëfajtorë

Nga Kukësi ku vijoi fushatën elektorale këtë të hënë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se emigrantëve po iu kërkohet të fotografojnë votën...

Për 2 mijë euro ryshfet, burg oficerit, SPAK jep detaje për aferën e shefave të Rrugores

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për Edison Tabakun, oficerin e Policisë Gjyqësore, të arrestuar për aferën e korrupsionit ku...

Giro d’Italia 2025, një ngjarje e përmasave botërore me fillime shqiptare

Bajram Peçi Shumëkush në Itali, por dhe në Shqipëri, shprehu habinë pse “Giro d'Italia” sezonin e vitit 2025 do e fillojë nga Shqipëria!? Çiklistët më të...

I fundit Papë përpara se bota të zhduket/ Parashikimi i frikshëm i Nostradamusit

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut të hënën e Pashkës në moshën 88-vjeçare, sytë e shumë njerëzve janë kthyer drejt profecive të Nostradamusit,...

Lajme të tjera

Web TV