”Berisha kërkon të gjejë një armik për të varur dështimet”/Jupi: Retorikë e panevojshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Sali Berisha po tenton të gjejë një armik për të varur dështimet e tij”, kështu është shprehur anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike Taulanta Jupi, lidhur me retorikën që ish- kryeministri Berisha ka mbajtur ndaj pasuesit të tij në kryesinë e Partisë Demokratike Lulzim Bashës.

E ftuar në Euronews Albania, Jupi u shpreh se Lulzim Basha e ka dhënë dorëheqjen e tij si kryetar i Partisë Demokratike që një vit më parë dhe detyrën e kreut të partisë e ka marrë përsipër Enkelejd Alibeaj, ndaj nuk ka arsye që për shkak të disa teknikaliteteve, të rrezikohet futja në zgjedhje.

“Zoti Lulzim Basha e ka dhënë dorëheqjen këtu e një vit më parë dhe unë besoj se kjo është një retorikë e panevojshme në këtë moment dhe është një retorik që bëhet për të nxjerrë përballë armikun e radhës ashtu si gjithmonë sa herë Sali Berisha kërkon të gjejë nëj armik për të varur dështimet e tij, Edi Rama duhet të gjejë një armik po prapë për të varur dështimet e tij. Në këtë rast kanë gjetur teknikalitetet për të “firmosur” Lulzim Bashën.

Ai ka dhënë dorëheqjen, nuk është më kryetar i Partisë Demokratike. Është një kryetar në detyrë, i cili e ka pranuar të kryej këtë detyrë deri në zgjedhjet e ardhshme, nënkryetari zoti Alibeaj, i cili është kryetari në detyrë.

Nuk shikoj asnjë arsye se pse këto teknikalitete duhet të përbëjnë këtë lajm të madh e sidomos të pengojnë rregjistrimin ePartisë Demokratike në Zgjedhje”,- tha Taulanta Jupi

Të fundit

Tensionet në Lindjen e Mesme, ministria del me njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

Ministria e Jashtme i ka bërë thirrje shqiptarëve që të shmangin udhëtimet në vendet që janë në konflikte ushtarake,...

“Kjo verë parashikohet me temperatura të larta”, ja masat për parandalimin e zjarreve

Edhe vera e këtij viti parashikohet të jetë me temperatura tepër të larta për shkak të ndryshimeve klimatike ndaj Agjencia kombëtare e mbrojtjes civile...

“Kishte dorë që i vogël!”/ Avokati shpërthen ashpër ndaj Metës: Si e shtriu hajdutërinë

Avokati Idajet Beqiri ka treguar sot një episod nga jeta e tij gjatë kohës që punonte në Skrapar. Sipas tij, Ilir Meta njihej si hajdut...

Ndodh në Pogradec! Peshkatari kap në liqenit të Ohrit koranin mbi 13 kg (FOTOT)

Ndodh në Pogradec! Një peshkatar kap në ujërat e liqenit të Ohrit një peshk Koran më shumë se 13 kg. Peshkatari, i cili e ushtron...

Kumbaro ultimatum prefektëve: Zero tolerancë për struktura betoni në plazhe

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mblodhi në një takim prefektët e 12 qarqeve të vendit për t’u komunikuar prioritetet mbi mbarëvajtjen e...

Lajme të tjera

Web TV