Kurti: Marrëveshja bazë mes Kosovës e Serbisë, avancim drejt njohjes së ndërsjellë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se beson se marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë është një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve.

“Besojmë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon një njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes, si dhe respektim për të drejtat e minoriteteve në të dy shtetet”, tha ai në një video-mesazh të dërguar në edicionin e 11-të të Forumit të Mannheimit, organizuar nga iniciativa e studentëve të Universitetit Mannheim në Gjermani, i cili u publikua nga Qeveria e Kosovës më 12 mars.

Më 27 shkurt në Bruksel, palët u pajtuan për propozimin e BE-së, të titulluar “Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Kurti deklaroi pas takimit se ai ishte i gatshëm të nënshkruante këtë marrëveshje menjëherë, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk ishte i gatshëm.

“Shpresoj që refuzimi i Serbisë për të nënshkruar propozimin në Bruksel nuk është indikacion se ajo nuk pajtohet me përmbajtjen. Çdo ditë ne demonstrojmë kreativitetin e konstruktivitetin tonë”, tha Kurti.

Vuçiç deklaruar gjithashtu se ai vërtet nuk ka dashur ta nënshkruajë këtë marrëveshje. Ai ka folur më shumë për planin e implementimit.

Më 2 mars, një zyrtar i Bashkimit Evropian, gjatë një takimi me gazetarë tha se Kurti propozoi që dokumenti të nënshkruhet, por përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, bëri të qartë se BE-ja nuk e ka menduar kështu takimin, sepse sipas tij, marrëveshja duhet të përfshijë edhe aneksin me afatet kohore për implementimin e saj.

Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet t’i nënshkruajnë si dokumente të pandara propozimin evropian dhe aneksin ose planin e zbatimit.

Dokumenti prej 11 nenesh – që u bë publik nga BE-ja – nuk përmend në mënyrë specifike njohjen e ndërsjellë, që Qeveria e Kosovës ka thënë se duhet të jetë në qendër të një marrëveshjeje eventuale për normalizim të raporteve.

Lexo edhe :  Familjarët i hapin Luizit adresë ‘Gofundme’, shqiptarët për 3 ditë mbledhin 7000 dollarë

Megjithatë, në nenin 2 të propozimit thuhet se palët duhet të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës. Propozimi, po ashtu, përfshin zotimin e palëve për t’i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.

Rundi i ri i dialogut është caktuar të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe sipas BE-së, qëllimi kryesor tani është që palët të arrijnë pajtim rreth një plani si dhe modaliteteve për zbatimin e propozimit evropian.

Që nga viti 2011, Kosova dhe Serbia zhvillojnë negociata për arritjen e normalizimit të plotë të raporteve nën ndërmjetësimin e BE-së.

Të fundit

Rrëmbimi dhe vrasja Jan Prengës/ Burg përjetë kopshtarit Festim Bexhdilit

Festim Bexhdili, ish kopshtar i Kompleksit ‘Golden’ do të mbetet në burg përjetë. Gjykata e Posaçme e Apelit për...

Mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës ka lidhje

Nga Frrok Cupi Cilat janë lidhjet mes tyre? Janë disa, disa minore e disa thuajse njësoj mes të ‘madhit’ e të ‘voglit’. Lidhja kryesore, se Putin...

E rëndë/ Ndërron jetë në moshë të re ylli i TikTok-ut, dyshohet se…

Vdes në moshën 30-vjeçare ylli i TikTok-ut dhe nëna e dy fëmijëve, Jehane Thomas. Thomas vdiq tragjikisht të premten dhe lajmi vjen pak ditë pasi...

1 vit hetime për 119 kg kokainë tek “Bana King” , lirohet nga burgu Marson Murataj

Elton Qyno Gjykata e Tiranës, ka liruar nga qelia Marson Murataj, menaxherin e kompanisë “Bana King”, i arrestuar një vit më parë për prezencën e...

U la jashtë zgjedhjeve nga KAS/ Berisha merr vendimin urgjent, zbardhet DOKUMENTI

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për të lënë jashtë zgjedhje lokale të 14 majit kanidatët e primareve.

Lajme të tjera

Web TV