Në një koalicion për “14 majin”/ Vangjel Dule: Berisha do japë lajme të mëdha nesër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha do japë nesër lajmin e madh për koalicionin opozitar për zgjedhjet lokale të 14 majit. I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Vangjel Dule u shpreh se ka ende negociata për ndarjen e posteve të Këshillave Bashkiakë.

“Lajmet e mëdha do t’i japë zoti Berisha, nuk mund t’i jap unë me zotin Duka sot, do e dëgjoni nesër. Midis gjërave negative, jemi edhe në një situatë pozitive. Mënyra e kandidimit të forcave opozitare, do japë një rezultat të padiskutueshëm në përbërjen e Këshillave Bashkiake. Shumica është e dhënë që sot teorikisht dhe pas datës 14 maj edhe praktikisht. Këto të dhëna do të jenë në favor të opozitës. Për Këshillat Bashkiake, aty ku mund të arrihet koordinimi, po zhvillohen bisedime,”-theksoi ai.

Sot, pas takimit me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kryedemokrati Berisha konfirmoi bashkëpunimin dhe zbuloi se nesër do të zbardhen detaje nga marrëveshja.

Të fundit

Çobanët e Kukësit punësohen në Dragash të Kosovës, pagat janë më të larta përtej kufirit

Në një mëngjes të freskët pranveror në bjeshkët e Dragashit, në jug të Kosovës, tingulli i fyellit përshkon kullotat...

Durrës, përfshihet nga flakët makina! Shoferi përfundon me djegie

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të Torrës Veneciane, në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, ndërsa...

Sulm me thikë në Gjermani, autori plagos 5 persona

Një person sulmoi të paktën pesë persona në Bielefeld të Gjermanisë. Policia tha se tre persona pësuan lëndime të rënda dhe po trajtohen në...

Kapen dy shqiptarët në ‘shtëpi bari’, Gjykatësi: Jeni rrota të vogla të një makinerie

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi u kapën në një "shtëpi bari" duke u kujdesur për rreth 900...

Një protestë kundër vullnetit popullor

Protesta e 16 majit e organizuar nga berishizmi në mbrojtje të votës së lirë nuk ishte kundër qeverisë Rama apo pushtetit socialist. Pavarësisht se...

Lajme të tjera

Web TV