test

Përse po ikin shqiptarët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ola Xama

Mimoza Paja ishte një grua e vuajtuar e cila kishte rritur 4 fëmijë. Së fundi (sipas asaj që thonë mediat), ajo po rriste dhe mbesën. Mimoza punonte edhe dy turne në ditë si banakiere për të përballuar jetesën. Jetonte me qira dhe nuk i dilte. Si mund t’i dalë rroga dikujt që paguhet me 350 mijë lekë në muaj apo qoftë edhe me 500 mijë? Sa shkojnë dritat, uji, qiraja/kredia, buka, veshja, fatura e telefonit, administrimi i shkallës, taksat e bashkisë dhe taksat e shtetit?

Sa na shkojnë ne të gjithëve taksat? A dini që çdo vit vetëm nga taksa e konsumit të mallrave që blejmë (TVSH) paguajmë 1.6 miliard euro në vit? A duhet që këto para të shkonin për shërbime ndaj nesh? Për shëndetësi, për rrugë me standarde, për parqe dhe kushte në shkolla e kopshte? A shkojnë një pjesë e taksave tona për strehimin social? Po atëherë përse një e varfër si Mimoza dhe shumë të tjerë si ajo, jetojnë me qira? Përse bonuset e strehimit i marrin të afërmit e pushtetarëve dhe ata që kanë nga dy tre shtëpi?

A duhet që këto para të shkonin për pension social për gratë kryefamiljare? A duhet që ky pension të justifikonte të paktën minimumin jetik? Paratë e taksave tona, nuk shkojnë për të varfrit, por për një grusht biznesmenësh e politikanësh që duan të pasurohen çdo ditë e më shumë. Pasuritë natyrore të vendit janë shpërndarë sa në duart e grupeve kriminale, sa në të familjarëve të ministrave e deputetëve, e sa të biznesmenëve afër pushtetit. Shqipëria ka përfunduar në një vend ku sado të punosh, nuk të del muaji. Shqipëria ka qënë dhe vazhdon të jetë një vend ku drejtësia nuk funksionon dhe çdo javë ka një bilanc me viktima të pafajshme sepse drejtësia nuk ka funksionuar.

Lexo edhe :  Pse protestat para bashkisë, janë më të voglat e historisë?

Shqipëria ka qënë dhe është një vend që ata që udhëheqin mendojnë vetëm për rrethin e tyre dhe bizneseve afër tyre.
Ekonomia, jeta sociale dhe gjithçka po shkojnë drejt shkatërrimit. Sot po vidhet aq shumë sa rrezikohet që këta që po ndërtojnë biznese në kurriz të të varfërve të mos kenë nesër blerës dhe të falimentojnë dhe ata që po nxjerrin nga burgu kriminelet, rrezikojnë që nesër të hanë dhe ata ndonjë plumb. Jemi bërë një vend i pashpresë! Prandaj po ikin njerzit, po lenë fëmijët vetëm nëpër botë të kërkojnë azil. Që të shpëtojnë nga ky vend. Nga ky vend ku dhe po të punosh nuk të del. Po edhe nëse arrin të mbash frymën gjallë, përfundon i vdekur nga padrejtësitë e sistemit.

 

Të fundit

Gentian Zenelaj nuk pranoi të merrte pjesë në filmin e Luizit. Ja cila ishte arsyeja

I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, aktori Gentian Zenelaj u shpreh se arsyeja pse e ka refuzuar rolin...

SKANDALI tek Onkologjiku, shkarkohen nga puna mjekët që orientonin pacientët tek privati

Ministrja e Shëndetësisë ka shkarkuar nga detyra mjekët e spitalit të Onkologjikut pas përgjimeve të publikuara, që tregojnë sesi ata përfitonin para nga pacientët...

Pothuaj 80% vlerësim pozitiv për kombëtaren shqiptare, edhe pse u eliminua

Nga Eduard Zaloshnja Pas eliminimit të kombëtares sonë nga kampionati europian, dy portale të mirëndjekura shqiptare, BalkanËeb dhe Shqiptarja.com pyetën audiencën e tyre për vlerësimin...

Skandali me mjekët tek Onkologjiku/ Reagon Koçiu

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu është “zgjuar” pasdite për të reaguar në lidhje me skandalin e bluzave të bardha tek Onkologjiku. Në një deklaratë për...

U aludua se ka tradhtuar Loredanën me të dashurën e re, reagon Mozzik

Mozzik ka reaguar përmes një postimi në Instagram për zërat që qarkullojnë se ai i ka shkruar Lotinës, të dashurës së re ndërsa ishte...

Lajme të tjera

Web TV