Topalli e thotë me bindje: Në 14 maj fitojmë të gjitha Bashkitë e qarkut të Lezhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli tha me bindje se Rithemelimi do të fitojë të tri bashkitë e qarkut të Lezhës në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Topalli ngriti shqetësimin, lidhur me shpopullimin e vendit, duke u shprehur se kjo nuk është diçka që mund të tolerohet në kombin tonë të vogël, ndërsa edhe shkalla e lindshmërisë është në rënie.

Mes të tjerash ajo akuzoi kryeministri Edi Rama se ka luftuar të godasë PD me veprime të marra edhe përtej oqeanit, referuar çështjes “McGonigal”. Këto deklarata Topalli i bëri gjatë takimit të organizuar nga Sali Berisha për prezantimin e kandidatit për zgjedhjet lokale të 14 majit, për bashkinë e Mirëditës, Arben Mëlyshi.

“Unë besoj se qarku i Lezhës do marrë të tre bashkitë. Kjo pritje e juaja këtu dhe ajo që i është bërë Berishës në qytetet e tjera, flet për një takim të madh që po ndodh në vendin tonë. Në asnjë vend të botës nuk ka projeksion ekonomik kur zhvillimet demografike shkojnë si në vendin tonë.Nuk ka dhimbje më të madhe të shohësh se qindra mijëra shqiptarë kanë ikur brenda këtyre viteve të fundit. Ne jemi një komb i vogël në numër.

Përveç largimeve, edhe lindshmëria është në rënie. Një vend i tillë është i pashpresë nëse ata që mbesin këtu, nuk kanë kurajon për të përmbysur situatën. Është momenti për të thënë disa të vërteta të mëdha.

Kur ka ndodhur që një vendim gjyqësor të caktojë kryetarin e partisë, që një kryetar ka dhënë dorëheqjen të quhet kryetar dhe PD mos regjistrohet në zgjedhje se pushtetit nuk i duhet një forcë kundërshtuese, të jepen PPP në asnjë zbatim të ligjshmërisë, ku 10 vite mos bëhet indeksimi në paga e pensione. Ndodh vetëm në një vend ku opozita drejtohej nga dikush që ishte peng. Berisha i shërbeu zgjuarjes së nervit politik të shqiptarëve.

Lexo edhe :  Rrëfimi prekës i Jennifer Aniston: Burri më la sepse nuk i dhashë dot një fëmijë

Pushteti i parasë dhe pushtetit tentojnë të blejnë, por situatat na shpjegojnë shumë gjëra, lobohej për të shkatërruar PD edhe matanë oqeanit. Unë e di që nuk është e lehtë të luftosh kundër krimit dhe fuqisë korruptuese të parasë, por kur bëhemi bashkë mund t’i ndryshojmë gjërat”, u shpreh Topalli.

Të fundit

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Lajme të tjera

Web TV