Zgjedhjet/ Celibashi del me njoftimin e rëndësishëm dhe u bën thirrje partive politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një tryezë me temë “Mbrojtja e integritetit zgjedhor në Shqipëri”, kryekomisioneri Shtetëror Ilirjan Clibashi ka vënë theksin tek disa probleme të procesit zgjedhor.

Duke folur për zgjedhjet e 14 majit, Clibashi nënvizoi se është thelbësore që kandidatët që do u ofrohen qytetarëve të jenë të zgjedhur individë që nuk kanë rekorde kriminale.

“Thelbësore që kandidatët që do u paraqiten të jenë individë të përshtatshëm e me integritet që t’u shërbejnë interesave të zgjedhësve.

Një kandidat i përshtatshëm zotëron kualitifikimet zotësitë dhe atributet e nevojshme për të mbajtur poste publike, janë individë që kanë një histori të dëshmuar të sjelljes së tyre etike, integritetit dhe respektit për shtetin e së drejtës.

Dikush që është i aftë të marrë vendime që të ndihmojë e bashkëpunojë me zgjedhësit.

Zgjedja e kandidatëve të pastër liigjërisht thelbësore për funksionimin e duhur të një shoqërie demokratike.

Këta individë kanë më shumë gjasa të mbështesin parimet e demokracisë dhe veprojnë në interesin më të mirë të zgjedhësve të tyee e të punojnë me zyrtare të tjerë në interes të qytetarëve.

Zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm me rekorde të shkeljes së ligjit, vecanërisht në atë penal mund të ketë pasoja të rënda për procesin demokratik.

Zgjedhja e kandidatëve të papërshtatshëm mund të cojë në një sërë pasojash të rënda përfshirë korrupsionin dhe nepotizmin më së pari.

Individë të tillë mund të përdorin pozitat e tyre të shtetit për përfitime personale të përfshihen në praktika jo etike e t’u japin përparësi interesave të tyre.

Kjo gërryen besimin e publikut në procesin zgjedhor e minon legjitimitetin e qeverisë së zgjedhur qoftë qednrore dhe ajo lokale“, tha Celibashi.

Celibashi ndër të tjera theksoi edhe se keqpërdorimi i burimeve shtetërore është një tjetër çështje serioze në zgjedhje dhe që është shkelje e sanksionueshme.

Lexo edhe :  Bardhi në Dibër: Njerëzit u braktisën! Gati për zgjedhjet e 2025-ës

Ndërsa u shpreh se është thelbvësore mbrotja e të dhënave të qytetarëve në zgjedhje.

“Shkeljet ose keqpërodirmi i të dhënave mund të dëmtojë qytetarët dhe të rrezikojë integritetin e procesit zgjedhor.

Përdorimi i të dhënave mund të cojë në krijimin e profileve digjitale të votuesve që mund të përdoret për t’i targetuar ata me mesazhe të personalizuara politike dhe elektorale. Ky lloj shënjestrimi mund të jetë ndërhyrës dhe manipulues”, tha ai.

Të fundit

Njëra është aseksuale dhe tjetra e dashuruar, motrat siameze rrëfejnë marrëdhënien e tyre

Motrat binjake 22-vjeçare të bashkuara, të cilat janë të ngjitura në bust dhe ndajnë një sistem riprodhues, kanë zbuluar...

Balluku në Lushnje: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës

Çmimi i energjisë për furrat e bukës do të vijojë të mbetet i pandryshuar, duke mos rritur kostot e këtyre subjekteve. Sistemi i ri i...

Të mungon dikush? Si ta përballosh ndjesinë e vetmisë

Njerëzit janë nga natyra krijesa shoqërore. Shumica e njerëzve dëshirojnë intimitet, shoqëri dhe lidhje të qëndrueshme me të tjerët. Megjithatë, në anën tjetër të...

Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe/ Paralizohet lëvizja në pikat kufitare

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill në 08.00...

Dita e gjyqit për “portalet”/ Rama: Komision për dezinformimin!

Shqipëria do të ngrejë një Komision Parlamentar për dezinformimin. Ky Komision i Posaçëm parlamentar vjen pas marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, rekomandimet e BE-së...

Lajme të tjera

Web TV