“KQZ ka shkelur ligjin me PD”/ Ngjela: Celibashi duhet të ishte në burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar lëvizjet e fundit të SPAK, ku pranë këtij institucioni të rëndësishëm të drejtësisë janë thirrur për t’u marrë në pyetje një sërë emrash zyrtarësh.

Në një lidhje përmes skype për News24, Ngjela tha se po nuk u bë lufta anti-korrupsion në vend, shkatërrimi do jetë shumë i madh.

“Në SPAK janë thirrur shumë emra të rëndësishëm, Meta, apo Mediu. Ne presim që SPAK të godasë, të godasë zyrtarë të lartë, kryeministra apo ministra. Korrupsioni është gjë normale në të gjithë botën. SPAK është ndërtuar për ata.

Po mos të ishte në nivele të larta, s’do dilte SPAK. SPAK nuk e kemi ndërtuar ne.

Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit në Uashington ka thënë; SPAK e drejtojmë ne. Do e çojnë apo jo deri në fund luftën kundër korrupsionit, do e shohin. Do shikojmë se si do ecë lufta anti-korrupsion në Shqipëri.

Po nuk u bë lufta anti-korrupsion, shkatërrimi do jetë shumë i madh.”, theksoi ai.

Duke u ndalur te situata në PD dhe debatet mes dy palëve se kush e drejton këtë parti dhe cila duhej të futej në zgjedhje, avokati tha se KQZ ka shkelur ligjin. Ai tha se nuk dihet nëse do të arrestohet apo jo Celibashi, kur të vendoset ligji.

“KQZ ka shkelur ligjin. Do e arrestojnë apo jo Celibashin, kur të vendoset ligji, nuk e di. PD është ajo e Alibeajt. Nuk ka parti tjetër, se s’mund të dalin dy PD. E dini ju Celibashin? Duhet të ishte në burg që në 2013.

Ka manipuluar votat për Ramën. 400 votues gjithsej, 1000 vota për Ramën. 60% të fletëve të votimit. Do shpëtojë ndonjëherë apo jo ai njeri.

Lexo edhe :  Bardhi sulmon Berishën: Skandal që po shtyn demokratët të votojnë Metën

Nuk e di se çfarë kosto, por ajo është PD, dhe demokratët duhet të votojnë. Do shohim se si do të dalin sondazhet.

Pastaj do diskutojmë. Atje ka vetëm një PD, ajo do hyjë në zgjedhje. Demokratë është mirë që të votojnë dhe mos ta lënë në mëshirë të fatit.”, pohoi avokati.

Të fundit

Rama jep lajmin e mirë: Nga 20 Prilli pa viza drejt Emirateve të Bashkuara Arabe

Shumë shpejt shqiptarët do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ka qenë kryeministri Edi...

14 Maji/ Alibeaj mbledh grupin parlamentar, zbardhen emrat e deputetëve në takim

Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Kryesinë dhe grupin parlamentar këtë të Hënë. Sipas gazetares së Klan News, takimi do të zhvillohet në zyrat e reja të...

Pranvera mbërrin! Sonte ndodh ekuinoksi i parë i vitit

Pranvera po vjen! Në orën 22:24 më 20 mars ndodh ekuinoksi, ngjarja astronomike gjatë së cilës rrezet e diellit janë pingul me boshtin e rrotullimit...

VIDEO/ Po jepte parashikimin e motit, meterologes i bie të fikët gjatë transmetimit live

Alissa Carlson ishte gati të jepte parashikimin e saj të motit në CBS Los Angeles kur u rrëzua para kamerave. Gjatë transmetimit të mëngjesit të së shtunës,...

E rëndë në Korçë/ 38-vjeçari futet në lokal dhe rreh ish-bashkëjetuesen

Një person me inicialet G. Ç ., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë...

Lajme të tjera

Web TV