“Kristi me Luizin kanë kimi bashkë, Olta…”/ Flet Robert Aliaj: Të shtunën del Maestro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robert Aliaj ka folur ditën e sotme gjerë e gjatë për eksperiencën e Kristit në “Big Brother”, raportin e tij me Keisin, takimin me Sabianin etj.

Në një intervistë me “Shqipëria Live” ai tha se të shtunën del Maestro teksa vlerësoi raportin Luiz-Kristi. Ja disa nga deklaratat e tij.

A është i hapur për të takuar Sabianin?

Kjo gjë që bëjnë ata aty brenda unë nuk mund të dalë garanci e marrëdhënies së tyre sepse nuk e kam idenë se çfarë ndodh midis tyre. Nuk mund të bëj hapa idiote, e shoh pa vend pyetjen. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të lidhen prindërit para fëmijëve. Këto ndodhnin me mblesëri.”

Si e sheh raportin Kristi-Keisi?

“Është një lojë ku njerëzit mund të bien në dashuri. Është fakt sepse ka ndodhur. Nuk mund të marrim masa ndëshkuese për njerëzit që luajn aty. Është një moment i pastër emocional. Nuk e di në është dashuri, ndoshta do kohën, pjekurinë dhe vendin e duhur.”

Luizi, Kristi apo Armaldo kush del të shtunën?

“Kristi nuk del sepse është një profil shumë i veçantë aty. Del Maestro sepse nuk ka një luftë të argumentuar ose diçka. Ka vetëm përballje episodike. Nuk ka profil.”

Si i sheh debatet e Oltës me Kristin?

“Banorët përdorin elemente shantazhi kur u intereson. Po t’i kthehesh argumentit me të cilin ata fillojnë bëhen keq dhe fillojnë e qajnë. Shumë problem të futesh në një garë të tillë dhe të thuash “Kujdes me mua se jam mama”. Në këtë moment je i armatosur me diçka të fortë dhe tjetri është i çarmatosur. Nëse je futur në këtë garë je i barabartë.”

Lexo edhe :  Robert Pattinson bëhet baba për herë të parë

Po Luizi?

“Luizi me Kristin kanë një lloj kimie bashkë. Më pëlqen kur debatojnë. Janë të përmbajtur, nuk ofendohen. Kristi është një djalë që principet e besnikërisë, burrërisë dhe nderit i ka shumë shqiptare.

Unë e kuptoj lojën e Luizit, ata janë aty për të eleminuar njëri-tjetrin. Luizi është lojtar shumë i fortë dhe pabesia nuk është te loja, por te mënyra si i bëjmë ne gjërat. Shpesh vrasim edhe me detaje të vogla.”

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV