Berisha takim “virtual” me shqiptarët e Londrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha është shprehur se qeveria shqiptare vjedh rreth 90 % të buxhetit të shtetit.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi virtual me shqiptarët në Londër, ku tha se të mirat publike janë kthyer në mallkim për shqiptarët.

Ai tha se vetëm te inceneratorët janë vjedhur rreth 420 milionë euro, pasi sipas tij asnjë prej tyre nuk punon.

Berisha shtoi se gjatë viteve të fundit janë rritur shumë prokurimet sekrete, me qëllim vjedhjen nga pushtetarët.

“Vendi është i pllakosur në një krizë të thellë të frikshme. Shqiptarët sot braktisin vendin e tyre më shumë se çdo komb tjetër. Kjo sepse regjimi i sotëm ka vendosur dhe ka rikthyer monizmin e 32 viteve më parë. Në rast se 32 vite më parë, pra përqëndimi i të gjitha pushteteve në duart e një partie, monizmi i sotëm bazohet në brutalitetin e krimit, drogën dhe fuqinë negative të saj. Në vjedhjen e papërmbajtur të qytetarëve shqiptarë. Me këto mekanizma Rama ndërtoi në këto vite narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Pra zëvendësimin e ligjeve dhe rregullave të shtetit ligjor me ato të shtetit mafioz. Jeta e përditshme e shqiptarëve është e mbushur plot me raste të tilla. Një javë më parë arrestohej një nënë për një gjobë prej 25 mijë lekësh.

Një javë më herët u ekzekutua një zonjë që punonte në banak. Kjo pasi në përplasjen mes dy bandave, njëri vrasës i kishte shpëtuar drejtësisë dhe endej i lirë. Ligji nuk u jep mbrojtje qytetarëve. Liritë dhe të drejtat e qytetarëve janë më të nëpërkombura se kurrë. Çfarë ndodh me pasuritë e tyre, sot buxheti i shqiptarëve në masën 80-90 % vidhet nga kjo qeveri. Do thoni ju si ndodh? Thjesht çdo punë publike që kryhet në Shqipëri bëhet me një çmim 6-10 herë më të shtrenjtë sesa duhet të ishte në përputhje me manualet e punëve publike.

Lexo edhe :  Situata e Covid-19, 10 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Në rast se një km rrugë në fushë në Gjermani ndërtoihet me 2-3 milion euro, në Shqipëri ajo ndërtohet me 24 milion euro. I tërë buxheti shpërdorohet, vidhet nga sekti i rilindjes dhe shqiptarët zhyten çdo vit e më shumë në varfëri. Kemi patur dy vite plot lagështi dhe shira. Digat tona kanë qenë plot. Shqipëria prodhon 2 miliard kilovatorë energji më shumë sesa nevojat e saj. Por qeveritarët zbrazin digat, shesin energjinë në verë te sekserët e tyre. Pastaj e rishesin në bursë më çmime 3-6 herë më të larta. Zinxhiri i vjedhjeve të tyre nuk ka të ndalur.

Pasuritë publike janë sot një mallkim për shqiptarët. Ato nuk prodhojnë të mira, gara e hapur që është ligj në çdo vend të lirë është zëvendësuar me prokurimin sekret., prokurimin direkt. Janë rritur me 25 herë, krahasur me vitin 2015 prokurorimet sekrete. Në atë kohë lejoheshin vetëm për shërbimet sekrete apo për prokurorinë, por sot është bërë ligj dhe sa herë duan të vjedhin ndjekin këtë metode. Rama e drejton vetë këtë kupolë hajdutësh. Ai ka vendosur për të votuar me procedurë të mbyllur për 3 djegësat, 420 milion euro. Asnjëri prej tyre nuk funksionon. Të gjitha paratë shkojnë në kontot e Ramës dhe të Veliajt”, është shprehur Berisha, i cili duke qenë se nuk shkon dot në Britani, pasi është shpallur non grata nga ky vend, mban takime virtuale.

Të fundit

VIDEO / Plas sherri mes vajzave në emision: Kujdes me mu se t’i thej gishtat!

Gisela dhe Briki janë dy nga konkurrentet në emisionin “Përputhen”, ku djem dhe vajza mblidhen për të gjetur shpirtin...

“Plani i fshehtë për arrestimin e Dakos”/ Ish-drejtuesi i policisë tregon skemën

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarrmataj tha në emisionin Now në Euronews Albania se në kohën kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm ishte përgatitur...

Para pak muajsh mundi kancerin/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur aktorja meksikane

Rebecca Jones, aktorja e njohur meksikane, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare herët në mëngjesin e sotëm. E njohur për rolin e saj si antagoniste në...

Shkolla e Policisë “përjashton” ekselentët/ S’lejohen ata mbi 30 vjeç apo që mbajnë syze

Në muajin shkurt 2023, Policia e Shtetit, njoftoi se janë hapur 300 vende vakante për punonjës policie. Kandidatët duhet të paraqiteshin deri më 15...

“Inskenime alla James Bond nëpër tunele”/ Pse iu vunë prangat Lefter Allës

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisioni Now në Euronews Albania se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla dhe biznesmeni i favorizuar prej tij në tenderin...

Lajme të tjera

Web TV